26 Prill 2024

Maqedoni: Mbi 20 % e qytetarëve s’kanë bukë

Shkup, 11 gusht - Rreth 67 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë në luftë të përditshme për të siguruar jetesën, 20 për qind vuajnë për të siguruar bukën e gojës, ndërsa 13 për qind janë të lumtur, sepse pothuajse se çdo ditë e kanë tryezë përplot me gjësende ushqimore, shkruan gazeta Koha.

Këto janë rezultatet e anketës së fundit të Gallup World Poll mbi indeksin e lumturisë, ku Maqedonia radhiten në vendin 98 nga gjithsej 155 vende. Anketa e Gallupit është zhvilluar përgjatë katër viteve, nga viti 2005 deri në vitit 2009, ndërsa nuk përfshijë vitin 2010 kur edhe më tepër janë varfëruar familjet në Maqedoni.

Për dallim nga anketa e Gallupit, të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës(ESHS) tregojnë se një familje katër anëtarëshe në Maqedoni, që të mbush plotë tryezën më prodhime ushqimore, për një muaj i nevojiten 11.892 denarë.

Sipas ESHS-së, për të bërë jetë të lumtur katër anëtar të familjes, për një ditë u nevojitet një bukë, një litër qumësht, 50 gram djathë, dy vezë, 100 gram mish, 1 gotë lëng dhe një mollë. E gjithë kjo, e shndërruar në denarë do të thotë se për një anëtarë familje në ditë duhet të shpenzohen rreth 100 denarë.

Ndërkaq, për katër anëtarë të familjes brenda një muaji, sipas ESHS-së, nevojiten 120 bukë, 30 litra qumësht, 10.3 kilogram mish, 4 kilogram djathë, 240 vezë dhe 30 litra lëngje. Nëse u referohemi këtyre të dhënave statistikore, atëherë kryefamiljari në muaj duhet të shpenzojë rreth 12.000 denarë. Mirëpo, ekspertët ekonomik theksojnë se këto të dhëna statistikore nuk e pasqyrojnë realitetin e shpenzimeve të shportës së konsumit për një familje katër anëtarëshe.

 “Metodologjia e llogaritjes së rrogës mesatare nga ana e Entit Statistikor lenë shumë hapësirë për të dyshuar, kur kemi parasysh të dhënat e tjera ku thuhet se në Maqedoni rroga më e ulët është 5000 denarë e më e larta 15 mijë denarë”, thotë profesori i ekonomisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, Hamit Aliu.

Ai sqaron se në vlerën e shportës së konsumit prej 12 mijë denarëve, statistika aspak nuk i ka llogaritur mjetet higjienike, fatura e rrymës, ujit, bërllokut, shpenzimet e rrugës apo shpenzimet edukimit të fëmijës. Vlera e këtyre shpenzimeve, sipas Aliut, është për 40 për qind më e lartë ose e përafërsisht mbi 9000 denarë.

“Gjuha nuk ka koc, apo lapsi llogarit aq sa do ti. Kështu unë e vlerësoj metodologjinë e llogaritjes së rrogës mesatare nga Enti i Statistikës”, thotë Aliu. Kjo llogaritje e shportës së konsumit, Aliu mendon se bëhet nga persona që nuk kanë njohuri për lartësinë e rrogave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.

“Edhe sikur të jetë e reale vlera e shportës së konsumit për muajin korrik, prapë se prapë kjo nuk i përmbush nevojat e një familjeje katër anëtarëshe. Vlera reale e rrogës për një punëtor, krahasuar me vlerën e shportës së konsumit do të ishte 500 euro”, thotë Aliu.

Në këto raste, kur jemi në prag të destabilizmit të proceseve ekonomike si pasojë e krizës ekonomike globale, Aliu thotë se shteti duhet të gjejë mekanizma stimuluese për balancimin e vlerës së rrogës së një punëtori, më vlerën e shportës harxhuese, me qëllim të përmirësimit apo zvogëlimit të efekteve nga rritja e vazhdueshme e çmimit të prodhimeve bujqësore dhe pagesave komunale.

Nëse për bazë e marrim shportën e konsumit, e cila sipas ESHS-së është 11.892, Aliun potencon se për një familje katër anëtarësh shporta e shpenzimeve për ushqim për të njëjtin muaj realisht do të ishte 15.300 denarë.

“Nëse këto shpenzime i harmonizojmë me kufizimin buxhetor të konsumatorit, atëherë do të shohim se një familje me të ardhura prej 15 mijë denarëve do të mundë të blejë 50 kg. miell, 35.2 kg. perime, 17.5 kg pemë, 5.17 kg mish, 4-5 litra vaj, 3 kg. sheqer, do të mundë të pijë 18 kafe dhe kështu në fund të muajit, do të shpenzon më shumë se 15.727 denarë”, thotë ekonomisti Aliu.

Ndërkaq, më vështirë për ta mbijetuar muajin e kanë familjet shqiptare, sepse e përbëjnë numrin më të madh të papunëve në Maqedoni ose prej 246 mijë personave të punësuar, vetëm 5 për qind janë shqiptarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)