23 Janar 2022

MAPL dhe BB ndihmojnë komunat, pajisje në vlerë 100 mijë dollarë

Prishtinë, 23 mars - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim më Bankën Botërore (BB) dorëzojnë sot për komunat e Republikës së Kosovës, grandin për Teknologji Informative.

Komunat përfituese të këtij grandi janë; Istogu, Podujeva, Prishtina, Juniku, Kamenica, Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani Elezit, Mitrovica, Klina, Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Fushë Kosova dhe Vushtrria. Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Administrimit të Pushteti Lokal z. Sadri  Ferati, përfaqësues nga Banka Botërore dhe Kryetarët e Komunave.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) me qëllim të përmbushjes së objektivave strategjike të saj për ndërtimin e një administrate moderne dhe profesionale, është duke ndërmarr hapa konkret në ngritjen e infrastrukturës  së teknologjisë Informative dhe komunikuese (TIK) në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim, MAPL-ja, është e përkushtuar me misionin e saj për avancimin e qeverisjes Lokale dhe për një shërbim sa më efikas dhe më afër qytetarit. 

Pajisjet e Teknologjisë i dorëzohen komunave të  cilat janë përzgjedhur në grupin e ngushtë të komunave përfituese si shenjë mirënjohje për bashkëpunimin efektiv që kanë treguar  në funksionalizimin e sistemit “Softueri për bashkëpunim e zyrave për shërbim të qytetarëve me portalin ministror dhe atë qeveritar”.

Pajisjet në vlerë prej 100 mijë dollarëve përfshijnë kompjuter, Desktop PC, Priner i rrjetit dhe  Laptop.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)