28 Mars 2024

Licencohen edhe dy operator për arka fiskale

Prishtinë, 28 tetor - Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka licencuar edhe dy operator për shitjen e arkave fiskale “Printec” L.L.C dhe “R&T”.

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) duke u bazuar ne Udhëzimin Administrativ UA 06/2009, dhe dokumentin e specifikave funksionale dhe teknike dhe pas shqyrtimit të ofertave në bazë të kritereve administrative dhe teknike nga Komisioni për Arka Fiskale ka marr vendim: për Autorizimin (licencimin) e operatorëve ekonomik për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike fiskale. 


Operatorët e lartshënuar plotësojnë të gjitha kushtet teknike dhe administrative në bazë të udhëzimit administrativ, andaj pas kontrollit dhe certifikimit të pajisjeve tw tyre nw Qendrën e Pajisjeve Elektronike Fiskale, në bashkëpunim të ngushtë me ATK-në mund të fillojnë më shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)