20 Prill 2024

LDD e brengosur për rrjedhat ekonomike në vend

Prishtinë, 6 shtator - Lidhja Demokratike e Dardanisë është shumë e  brengosur për rrjedhat në ekonomi  dhe politikat ekonomike në Kosovë.

Anëtari i Kryesisë së LDD-së, Mustafë Pllana në konferencën për media vlerësoi se Kosova ka GDP më të ultë në Evropë.

 Sipas FMN-së, GDP e Kosovës pritet të rritet  3 % , prej  1.766 /euro /capita në 2.360 euro/capita.

Prof. Pllana theksoi se vlerësimet e Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht MEF-it dhe FMN ndryshojnë dhe se vlerësimet e Bankës Botërore tregojnë se për  të arritur nivelin të cilin sot e ka Maqedonia dhe Shqipëria, Kosovës i nevojiten 10 vite me një norme të rritjes prej 7 %.

Pllana theksoi se sipas FMN  Kosova nuk ka ndonjë  Sektor qe ka dalë ne sipërfaqe  i cili  do te barte zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe se  rritja e tanishëm po forcohet si rezultat i Shpenzimeve Kapitale te Qeverise. 

Synavere Rysha , deputete e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e komisionit për ekonomi u shpreh kundër shpenzimit te 350 mijë euro për veturat e presidencës dhe vlerësoi se blerja e automjeteve është gjetur si forme me e përshtatshme dhe si forme me e mire keqpërdorimi i tenderëve.

“Ne vlerësojmë se ky institucion nuk ka arsye për blerjen e vetura te reja sepse ne presidencë ka vetura te mjaftueshme”.

Ajo ftoi auditorin e përgjithshëm te Kosovës ne baze te kompetencave te veta qe ka te beje një auditim ne presidencë me theks te venat pozicionin e përmendur veturat dhe te na raportoje para kuvendit ne detaje ne mënyrën se si institucioni me i larte i vendit po i shfrytëzon mjetet e veta te buxhetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)