18 Gusht 2022

LDD: Do të dështojnë reformat në arsim

Prishtinë, 26 qershor - Kryetari i Sektorit për arsim në Kryesinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, prof. dr.  Salih Gashi ka vlerësuar sot se nëse vazhdohet me sjelljet dhe punën e deritashme në lëmin e arsimit do të dështojnë reformat e planifikuara, gjë që do të lente pasoja të rënda për shoqërinë kosovare. 

Në konferencë për media, profesor Gashi ka theksuar se infrastruktura e cila rregullon lëmine e arsimit shkencës dhe teknologjisë dhe marrëdhëniet e punës edhe pas dy viteve ende nuk është rrumbullakësuar dhe aprovimi i saj po prolongohet, gjë qe ndikon ne vështirësimin e punës se punonjësve te vendit e posaçërisht punëtorëve te arsimit.

“Institucionet shkencore dhe arsimore ne këtë periudhe janë politizuar skajshmërisht. Janë politizuar ne atë masë sa që nuk mund ti quajmë institucione kombëtare por partiake. Ato kanë prodhuar jo transparencë, korrupsion dhe nepotizëm. Si pasojë e kësaj ka ra cilësia, numri i analfabetëve është në rritjen, numri i punonjësve të pakualifikuar është në rritje dhe mos të flasim për diplomatë për  të cilat dyshohet se janë falsë, dhe që një gjë e tillë sot është bërë përditshmëri. Kjo gjendje përkundër hapjes së shkollave të ndryshme akoma po vazhdon”, ka deklaruar Gashi.

Me këtë rast profesor Gashi foli për testin e maturës, një ndër ngjarjen më me rëndësi në arsimin dhe edukimin e Kosovës.

“ Ne jemi dëshmitar që në shumë qendra apo pothuaj se në tërë Kosovën ka pas parregullsi të mëdha Përveç në tri qendra parregullsi ka pas edhe në qendrat tjera, por për ato parregullsi nuk është raportuar dhe nuk është njoftuar opinioni. Ka dyshime që disa institucione private i kanë pas testet, ka argumente se nuk janë prezantuar listat siç duhet dhe nuk janë reale, e të mos flasim për parregullsi tjera”.

Ai ka vlerësuar se ky keqmenaxhim dhe mos organizim do ti kushtoj shumë arsimit të Kosovës. Për këtë LDD mendon se realizimi i reformave në arsim do të dështoj dhe faktikisht kjo do të ndikoj që ne Kosovën si shtet, arsim dhe kulturë dhe do të pamundësoj të bëhemi pjesë e shoqërive të përparuara.

Profesor Gashi ka vlerësuar se është hera e parë pas dhjetë vjetësh që ka filluar të ndahen mjetet për shkencë, por edhe për gjashtë muajsh nuk ka kurrfarë lëvizje në këtë drejtim.

“Është për keqardhje qe plani kombëtar për shkencë i cili është gati nuk aprovohet dhe nuk futet ne funksion. Çka do të thotë kjo – se edhe në këtë vit kalendarik nuk do të procedohet asnjë projektet në shkencë. Ndryshe ne mendojmë se edhe mjetet e ndara janë shumë të vogla dhe nuk mjaftojnë. Kemi llogaritur që 1 milion euro për shkencë nuk do të mjaftonte për 20 – 25 institucione të cilat kanë kapacitet për të konkurruar në këto projekte shkencore”.

Investimet kapitale në Universitet pothuaj se janë shua. Pothuaj se nuk ekziston veprimtaria botuese,tha profesor Gashi.

”Këto janë sfidat me të cilat sot ballafaqohen punëtorët në lëmine e arsimit, shkencës dhe teknologjisë. Konsiderojmë se këto fenomene duhet ti potencojmë dhe se ato janë shqetësuese edhe për ata të cilët me heshtjen e tyre dëshirojnë që të mos rrezikojnë humbjen e votave. Ne do ti përcjellim edhe më tej të gjitha trendet në zhvillimin e këtyre veprimtarive në mënyrë që kjo lëmi të ndryshoj për të mirë. Për një gjë të tillë është koha e fundit”, përfundoi profesor Salih Gashi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)