20 Prill 2024

Kuvendi miratoi Ligjin e Punës

Prishtinë, 2 nëntor - Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pak kohë para votimit të mocionit ndaj Qeverisë së Kosovës, me 101 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar Ligjin e Punës.

Ky duket të jetë ligji i fundit i miratuar nga ky legjislacion, pasi pas 15 minutave, do të fillojë seanca e dytë e Kuvendit, ku do të votohet për mocionin e Qeverisë së Kosovës, që është iniciuar nga AKR.

Me këtë ligj, pushimi i lehonisë nga 12 javë sa ishte paraparë në leximin e parë, tani parashihet të jetë 12 muaj, ku gjashtë muajt e parë punëdhënësi do të paguajë 70 për qind të pagës së lehonës, tre muajt në vazhdim do t’i mbulojë Qeveria, kurse tre muajt e fundit nuk do të paguhen.

Ligji i Punës do të rregullojë të drejtat dhe obligimet e të punësuarve dhe punëdhënësve, themelimin e marrëdhënies së punës, sistemimin në vendin e punës, orarin e punës, pushimet dhe mungesat në punë, mbrojtjen dhe sigurinë në punë, pagat dhe benificionet e të punësuarve, ndërprerjen e marrëdhënies së punës etj.

Me kornizën afatmesme të shpenzimeve 2011 -2013 për zbatimin e Ligjit të Punës janë paraparë nga 1 milionë e 800 mijë euro për çdo vit fiskal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)