23 Prill 2024

Kuvendi dështon në ratifikimin e kredisë me Bankën Botërore

Prishtinë, 4 qershor - Kuvendi i Kosovës, dështoi edhe një herë të ratifikojë Marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim për financimin e Projektit për modernizimin e sektorit publik dhe financimin e Projektit për regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe kadastër. 


Kuvendi i Kosovës që në muajin qershor ka filluar ta ndjej mungesën e një numri të madh deputetësh. Kjo mungesë madje është vërejtur edhe në tri apo katër seancat e fundit të ekzekutivit, duke munguar kështu gjithmonë rreth 30 deri në 40 deputetë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi më herët pati deklaruar, se mungesat e paarsyeshme të deputetëve do të sanksionohen në pagat e tyre.

Pikërisht për shkak të mungesës së deputetëve, as sot nuk ka mundur të hyjë në votim Marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim për financimin e Projektit për modernizimin e sektorit publik dhe financimin e Projektit për regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe kadastër. Kjo marrëveshje ka për qëllim marrjen e një kredia prej me shumë të përgjithshme prej 20.25 milion dollarë, prej tyre 9.11 milion dollarë janë grantkurse 11.15 milion dollarë janë kredi e butë.

Kryesuesi i seancës Naim Maloku, nuk deshi të merret shumë me këtë, duke parë se në sallë janë vetëm 55 deputetë.

Një tentim të dytë rreth kësaj e bëri edhe vet kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, para se të fillohet më pikën e radhës të rendit të ditës. Kësaj radhe kishte mjaft deputetë të regjistruar me kartela por ata fizikisht nuk ishin në seancë.

Ndryshe, pas dështimit të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje në seancën e kaluar, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahemt Shala pati kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë këtë marrëveshje. Ai ka thënë se dështimi i votimit po bëhet për shkak të interesave të ngushta dhe inateve të disa deputetëve.

Për këtë deklaratë në seancën e sotme shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka kërkuar përgjegjësi nga ministri Shala që sipas tij ka fyer deputetët e legjislativit kosovar.

Ligjvënësit po ashtu janë duke shqyrtuar për herë të parë Projektligjin e Punës. Nenad Rashiq ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, kërkoi të kaloi ky projektligj, për shkak se sipas tij ka për qëllim të rregulloj të drejtat e punëtorëve, kontratën kolektive dhe kontratën për punë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)