24 Prill 2024

KSLK, letër insitucionëve rreth çështjes se punëtorëve në Zvicër

Prishtinë, 8 prill - Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës-KSL i ka dërguar një letër kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrit të Punës dhe Mirëqenjes Sociale si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës rreth çështjes se punëtorëve kosovar në Zvicër të cilëve u është ndaluar sigurimi shoqëror.

Në letër thuhet:

Konfederata e Sindikatave te Lira të Kosovës - KSLK , këto ditë është informuar nga sekretari i Sindikatës zvicrane UNIA z. Osman Osmani lidhur me fatin e punëtorëve dhe bashkatdhetarëve tanë në Zvicër pas dt. 01 prill 2010.(besojmë shumë se këtë informatë ju veç e keni më heret). 
Pra Qeveria Zvicrane ka marrë vendim për shfuqizimin e marrëveshjes Bilaterale per Sigurimet Shoqërore mes shtetit zvicran dhe ish Jugosllavisë ku përfshihet edhe Kosova, me arsyetimin se marrëveshja në fjalë nuk i përgjigjet legjislacionit aktual të dy shteteve.
Andaj, ky vendim atakon drejtëpërdrejtë fatin e dhjetra mijëra shtetas te Kosovës  të cilët pas pensionimit dëshirojnë të jetojnë në Kosovë.Atakimi është shumë dimensional për faktin se përfshin këto përfitime:
-    pensionin e pleqërisë dhe trashëgimtarët,
-    pendionin e invaliditetit,
-    sigurimin në rast fatkeqësive,
-    sigurimin shëndetësor dhe
-    shtesat familjare.
Të gjitha këto shërbime qytetarët kosovar mund ti tërheqin me kushtin ekstrem  nese jetojnë në Zvicër.
Bazuar në faktin se kjo formë e veprimit paraqet një diskriminim mjaft të rendë për qytetarët tanë të cilët njëherit janë tatim pagues të shtetit Zvicran duke kryer edhe pune te rënda dhe të mundimshme e me shkallë të rrezikshmërisë së lartë për jetën dhe shëndetin, Konfederata jonë vlerëson se këta njerzë duhet ta gëzojnë të drejtën për vetvendosje se ku do ti kalojnë ditët e pleqërisë pas pensionimit. Është edhe më shqetësues fakti se këto pasoja do ti bartin jo vetëm ata por edhe fëmijët e tyre.Njëherit sipas këtij veprimi po cenohet skajshmërisht solidariteti mes të paguesve të kontributeve dhe gjeneratave.

Andaj, me që një vendim i till është kryekput i natyrës politike,i ngutshëm i peshuar jo mirë nga Qeveria Zvicrane përkatësisht Enti Federal i Sigurimeve Shoqërore, kërkojmë nga Qeveria që me urgjencë edhe përkundër shumë angazhimeve që keni , të negoconi me shtetin Zvicran duke kërkuar mos shfuqizimin e marrëveshjës në fjalë dhe më pas të fillojnë negociatat për nënshkrimin dhe fuqizimin e një marrveshje të re në mes Shtetit të Kosovës dhe Zvicres.
Nga ana tjetër sa na përketë ne si Konfederatë sindiukale do të angazhohemi dhe do ti kordinojmë punët me sindikatën zvicrane UNIA dhe do të përdorim format e presionit sindikal varësisht prej sygjerimeve të kësaj sindikate. Duke u bazuar në faktin e pakontestueshëm se shqetësimet tona janë të përbashkta luteni të na kuptoni arsyeshëm  dhe bashkarisht secila palë nga pozicioni i vet , të ndërmarrim hapa për ta ndryshuar gjendjen e krijuar nga dt. 01 prill 2010.

Me sinqeritet,
                                                 
U dërgohet: - Kryeministrit, -MPMS dhe -MPJ
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)