25 Prill 2024

Kryeministri Thaçi uron shërbyesit civilë të Kosovës

Prishtinë, 22 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

Në telegramin e urimit thuhet: "Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, kam nderin dhe privilegjin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju të gjithë shërbyesve civilë të Republikës së Kosovës, t’ua uroj këtë ditë të rëndësishme për administratën publike të vendit tonë".

Qeveria e Republikës së Kosovës sipas tij është e angazhuar fuqishëm në avancimin e administratës publike të shtetit tonë, duke ndërtuar kështu një administratë publike të qëndrueshme, profesionale, efikase dhe transparente.

Ai ma tutja ka theksuar se në këtë kuadër, qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë që janë të ndërlidhur drejtpërdrejtë me procesin e Reformës së Administratës Publike, proces ky shumë i rëndësishëm për funksionimin e shtetit të Kosovës.

Miratimi i Ligjit për Shërbimin Civil, që rregullon qartë statusin e shërbyesve civilë, konform detyrave dhe përgjegjësive që kanë, rritja e pagave për të gjithë shërbyesit civilë, janë ndër hapat pozitivë që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në përmbushjen e vizionit tonë për reformimin substancial të administratës publike.

"Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, dua të potencoj edhe njëherë përkushtimin tonë të gjithanshëm për përmbushjen me sukses të të gjitha kritereve për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe kriteret për funksionimin e një administrate publike bashkëkohore, në shërbim të interesave të qytetarëve", ka deklaruar Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)