28 Mars 2024

Kryeministri Kurti prezanton në SHBA mundësitë për investime në Kosovë

Detroit, 16 maj - Në Detroit të Michigan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim me shoqatën e bizneseve “Automation Alley”. Lidere në mesin e shoqatave të bizneseve për teknologji dhe prodhim, “Automation Alley” bën lidhjen ndërmjet industrisë, akademisë dhe qeverisë për të përshpejtuar inovacionin dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të Michigan-it juglindor.

Aty kryeministri Kurti u takua me Drejtorin e Partneriteteve Strategjike Globale, Noel Nevshehir me të cilin diskutuan për Industrinë 4.0 apo siç njihet ndryshe, revolucionin e katërt industrial. Industria 4.0 fokusohet në ndërlidhjen, automatizimin, mësimin makinerik dhe shkëmbimin e të dhënave në kohë reale në industrinë e prodhimit.

Kryeministri Kurti prezantoi para tyre mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit tonë në Teknologjinë e Informacionit. Ai i ftoi për vizitë në Kosovë për të hulumtuar nga afër mundësitë që tregu i Kosovës ofron.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)