26 Prill 2024

Kroacia do të likuidojë 18.000 ndërmarrje

Zagreb, 8 korrik - Qeveria kroate do të likuidojë 18.000 kompani të cilat kanë borxhe rreth 1.700 euro, deklaroi për radion kroate ministri i Drejtësisë Drazhen Boshnjakoviq.

Ai paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të dërgojë deri te Qeveria propozim-ndryshime të Ligjit për falimentim, transmetoi Smedia.

Kjo masë e rëndësishme e programit qeveritar për rimëkëmbjen e ekonomisë, në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë, ka të bëjë me „pastrimin“ e tregut nga subjektet jolikuiduese.

Qëllimi i ndryshimeve aktuale në Ligjin për falimentim është forcimi i përgjegjësive në punë, ndërsa shteti, gjegjësisht Drejtoria tatimore duhet të lirohet nga obligimi që të paguajë shpenzime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)