23 Janar 2022

Kriza greke rrezikon të prodhojë një “cunami”

Bruksel, 26 mars - Kriza greke rrezikon të prodhojë një “cunami” që mund të godasë vende si Spanja, Portugalia, Franca dhe Anglia, nëse nuk ndërhyn Bashkimi Evropian.

Këtë deklaratë e ka lëshuar sot zëvendëspresidentja e Komisionit të BE-së, Viviane Reding, e cila shpreson që liderët e BE-së të arrijnë me doemos një marrëveshje gjatë samitit që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel.

"Ne të gjithë i përkasim një familje dhe nëse një shtet anëtar ka probleme, ne duhet ta ndihmojmë, përndryshe efektet do të ndjehen te të gjitha vendet e tjera që kanë probleme, si Portugalia, Spanja, Anglia, Franca dhe të tjera vende", deklaroi ajo për radion belge "Bel-Rtl", duke shtuar se Greqia mund të jetë fillimi i një cunami.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)