18 Prill 2024

Kriza ekonomike në Rusi, 75% e familjeve ruse kane vështirësi financiare

Moskë, 19 korrik - Nga rezultatet e dala nga hulumtimi i Agjencisë Federale të Statistikave në Rusi (ROSSTAT), në lidhje me kushtet e jetesës në Rusi, del se tri të katërtat (75%) e familjeve ruse përballen me  vështirësi financiare.

Se familjet ruse kanë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve mujore e tregon më së miri krahasimi i shportës mesatare të një familje dhe të ardhurave mesatare të popullsisë në Rusi.  

Shporta mesatare për një familje shkon nga 690 euro deri në 900 euro, për familjet me fëmijë, deri sa të ardhurat mesatare të popullsisë në Rusi për vitin 2020 ishin rreth 400 euro.

Nga të dhëna e dalë nga hulumtimi, thuhet se rreth 8.5% të familjeve ruse janë deklaruar se për shkak te të ardhurave të vogla nuk kanë mundësi të blinin ilaçet themelore dhe rroba të reja. Rreth 16.7% e familjeve ruse janë deklaruar se nuk kanë mundësi të blinin fruta, pasi që të ardhurat ju mjaftojnë vetë për ushqimet elementare.

Vetëm 24.3% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë vështirësi financiare, pra mund të bëjnë blerjen e  gjërave që ju nevojiten.

Analisti i TeleTrade, Peter Pushkarev, është shprehur se të dhënat e hulumtimit nuk korrespondojnë me realitetin, pasi që numri i familjeve ruse që kanë probleme financiare është më i madh, sesa të dhënat e hulumtimit të ROSSTAT.

Sipas Pushkarev qëllimi i hulumtimit është që ti tregoj presidentit Putin se jeta në Rusi po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Bazuar ne të dhënat zyrtare në Rusi ka 17.8 milionë banorë që llogariten se janë të varfër, pra që të ardhurat e tyre janë nën nivelin e të ardhura minimale të përcaktuara nga qeveria ruse.  

Përveç kategorisë se të varfërve, në Rusi llogaritet se janë edhe 9 milionë rusë, që jetojnë në varfëri ekstreme, pra kanë mungesë të theksuar të ushqimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)