11 Gusht 2022

Kosovë-Belgjikë marrëveshje për mbrojtjen e investimeve

Prishtinë, 9 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot pas dite në takim kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës , Yves Leterme  me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin  bilateral mes Kosovës dhe Belgjikës.

Pas takimit që zhvilluan, Kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe kryeministri Leterme në emër të Unionit Ekonomik Belgjikë-Luksemburg nënshkruan Marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin reciprok të investimeve.

Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Yves Leterme, me këtë rast ka ftuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për një vizitë zyrtare në Bruksel, ftesë të cilën kryeministri Thaçi e pranoi me kënaqësi.

Në një konferencë për media, pas takimit kryeministri Thaçi falënderoi kryeministrin Leterme për mbështetjen e plotë që Belgjika i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Kryeministri Thaçi theksoi vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e  bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha rrafshet.

“Perspektiva e Kosovës është perspektivë evropiane. Kosova do të jetë pjesë e NATO dhe e BE-së. Jemi duke ndërruar raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet e rajonit, kemi vullnet të mirë që të kemi raporte të mira bashkëpunimi me edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura, në shërbim të paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, perspektivës evropiane”, u shpreh z.Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi në takim e ka njoftuar homologun e tij belg edhe për hapat që do të ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës në procesin e zhvillimit ekonomik.

“Investitorët nga Belgjika janë të mirëseardhur, në Kosovë është krijuar klime e mirë për investim,e biznesin, por edhe mundësi të reja të gjithanshme”, tha kryeministri Thaçi duke ritheksuar ftesën për investitorët belgë.

Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Yves Leterme tha se Belgjika është ndër shtetet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, si dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të inkurajuar edhe shtetet tjera që ta njohin Kosovën.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Edhe pse kjo rrugë sot mund të duket e vështirë dhe me shumë pengesa, Belgjika është e gatshme që ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë. Integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk do të kompletohet pa Kosovën”, tha Leterme.

Kryeministri Leterme theksoi se raportet bilaterale me Kosovën janë të shkëlqyeshme dhe ato do të thellohen posaçërisht në fushën e ekonomisë.

“Kosova ka nevojë për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë vendime sikurse janë marrë për energjetikën, për telekomin. Ne do t’ju ndihmojmë dhe ka mundësi të reja që shumë ndërmarrje belge të investojnë në Kosovë”, potencoi Leterme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)