16 Prill 2024

Kosovë, 1 në 5 fëmijë jeton në varfëri ekstreme

Prishtinë, 1 qershor - Rreth gjysma e fëmijëve të Kosovës nën 19 vjeç jeton në varfëri, dhe 1 në 5 prej fëmijëve jeton në varfëri të skajshme.

Këto shifra alarmante janë publikuar sot në forumin e nivelit të lartë të UNICEF-it, “Varfëria e fëmijëve të Kosovës”.

Gjithashtu, ky raport tregon qartë se më tepër se gjysma e fëmijëve në Kosovë jetojnë në varfëri të skajshme, ka thënë Johannes Wedenig, Udhëheqës i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Ndërsa ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka thënë se ky raport për Qeverinë e Kosovës do të shihet si një udhërrëfyes për të përmirësuar gjendjen në terren.

Ndërkohë, ambasadorja e vullnetit të mirë e UNICEF-it, Alyssa Milano, ka thënë se fëmijët përfaqësojnë të ardhmen e Kosovës. Ajo gjithashtu ka thënë se zhvillimi në Kosovë nuk ka gjasa që të ndodhë përveçse nëse investohet në gjeneratat e reja.

Përfaqësuesi special i BE-së, Pieter Feith ka theksuar se të drejtat e fëmijëve zënë një vend të posaçëm në politikat e BE-së dhe ne presim që Kosova të zotohet se do t’i realizojë këto të drejta për fëmijët në përputhje me ambiciet e saj evropiane, sidomos për faktin se Kosova është një shoqëri shumë e re dhe ka nevojë të mbështetet në fëmijët e saj për mirëqenien dhe zhvillimin e saj në të ardhmen.

Adresimi i varfërisë së fëmijëve është një sfidë shumë e rëndësishme për Kosovën në rrugën e saj drejt perspektivës evropiane.

Në veçanti, ofrimi i shërbimeve sociale për familjet është element kyç në mënyrë që fëmijët të mund të përfitojnë nga mundësitë që u jepen nga arsimimi.

Arsimimi është një faktor shumë i rëndëishëm për ndërprerjen e ciklit të varfërisë dhe BE-ja mbështet zhvilliminn e një arsimi cilësor në Kosovë, i cili promovon gjithëpërfshirje dhe njohje të vlerës së diversitetit për fëmijët nga të gjitha komunitetet”, ka tnënë Feith në tryezën e organizuar nga UNICEF-i dhe Forumi 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)