01 Shkurt 2023

Kosova përfiton 57 milionë euro nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 8 dhjetor - Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ka miratuar tri aplikime për fonde të Republikës së Kosovës, duke mundësuar përfitimin e granteve në vlerën totale prej 57.6 milionë eurove.

Këtu përfshihet granti për përgatitjen e projektit për banimin social në vlerë prej 2.08 milionë euro, që do të shfrytëzohet për përgatitjen e investimeve që kanë vlerën totale prej 47.5 milionë euro.

Gjithashtu, granti investues për parkun solar në KEK në vlerën 33.07 milionë euro, si pjesë e investimeve që kanë vlerën totale prej 103.33 milionë euro.

Granti i tretë është ai investues për ngrohjen qendrore në kryeqytet në vlerë prej 22.47 milionë euro, si pjesë e investimeve që në total kanë vlerën 76.368 milionë euro.

Projektet për të cilat janë përfituar grantet do të realizohen në kombinim me huat që do të merren nga bankat përkrahëse për këto projekte, sikurse Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB), Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI).

Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve dypalësh, që synon të rrisë bashkëpunimin dhe bashkërendimin për sa i përket investimeve që kanë për synim zhvillimin socio-ekonomik dhe kontribuimin në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)