19 Prill 2024

Kosova nikoqire e konferencës ndërkombëtare për qeverisje lokale

Prishtinë, 3 maj - Në Prishtinë do te mbahet me 6 e 7 maj një konferencë ndërkombëtare për qeverisje lokale, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë.

Kjo ministri bën të ditur se “qëllimi i konferencës është prezantimi i progresit në reformën e pushtetit lokal dhe decentralizmit në Kosovë si dhe shkëmbimi i përvojave më të mira nga vendet e rajonit dhe Evropës lidhur me qeverisjen lokale”.

Procesi i reformimit të pushtetit lokal dhe decentralizmit vazhdojnë të mbeten njëra ndër çështjet me prioritet të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim, ku theksohet nevoja për të bashkëpunuar me vendet e rajonit drejt forcimit të qeverisjes lokale dhe shkëmbimit të përvojave.

Pjesëmarrës të kësaj konference do të jenë ministrat e vendeve të rajonit, nga Shqipëria - Lulzim Basha, ministër i Punëve të Brendshme, nga Kroacia - Davorin Mllakar, ministër i Administratës, nga Maqedonia - Musa Xhaferi, ministër i Pushtetit Lokal, nga Sllovenia - Henrik Gjerkes - ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Rajonal, dhe Dragan Pejanoviç - zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike nga Mali i Zi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)