29 Janar 2023

Kosova nënshkruan marrëveshje ekonomike me Gjermanin

Prishtinë, 5 maj - Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, u bë nënshkrimi i konkluzioneve të takimit për konsultimet të cilat janë parapërgatitje për negociatat ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikë së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Gjermanisë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ndërsa në emër të Qeverisë së Republikës së Gjermanisë, u nënshkrua nga përfaqësuesja e Ministritë për bashkëpunim Ekonomik, Friedrike Kärcher.

Konkluzionet kanë te bëjnë me zotimet e Qeverisë gjermane në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe për implementimin e projekteve në sektorë të ndryshëm në Kosovë.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se  ky ishte nënshkrim i përmbylljes së një faze të negociatave dhe fillimi i përgatitjes për negociatat me qeverinë gjermane, për marrjen e granteve të reja dhe kredive të mundshme të reja, për financimin e projekteve zhvillimore në Republikën e Kosovës.

“Pa marrë parasysh krizës financiare që e ka goditur edhe Gjermaninë, qeveria gjermane po vazhdon ta mbështes Kosovën në rrugën e vet drejt konsolidimit dhe zhvillimit ekonomik. Këto projekte janë në përputhje me prioritetet e qeverisë së Kosovës, ku  shuma totale e tyre do të jetë mbi 30 milion euro,  një pjesë e tyre do të jetë grant, ndërsa pjesa tjetër kredi e butë”, tha Ministri Shala.

 Ai gjithashtu shtoi se “Këto ditë që kemi negociuar, kemi përmbyllur një fazë përgatitore shumë të rëndësishme për këto projekte, të cilat do të jenë në sektorin e ujit e mbeturinave dhe sektorë tjerë të rëndësishëm”.

Zëvndësambasadori gjerman në Kosovë, Eckart Blanrock, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni, tha se  fillimi i këtyre bisedimeve, tregon bashkëpunimin e mirë që kemi me Kosovën si dhe zotimin e qeverisë gjermane  për të përkrahur Kosovën më tutje.

Ndërsa, Frederike Karcher, përfaqësuese e ministrisë për bashkëpunim ekonomik në qeverinë gjermane , u shpreh se këto ishin bisedime shumë pozitive dhe të suksesshme që do të shërbejnë si përgatitje për negociatat ndërqeveritare që priten të mbahen në vjeshtë.

Ajo më tej shtoi  se  me Qeverinë e Kosovës do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e kadastrës, me qëllim që të krijohet një ambient atraktiv për investitorët, po ashtu edhe të  sqarohen çështjet e pronësisë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)