18 Prill 2024

Kosova është ballafaquar me krizë të qeverisjes ekonomike

Prishtinë, 18 nëntor - Aleanca Kosova e Re dhe partnerët e koalicionit parazgjedhor theksuan se Kosova përballet me probleme të shumta ekonomike e sociale, dhe ajo ndodhet dukshëm nën nivelin e zhvillimit të vendeve tjera të rajonit.

Kosova është ballafaquar me krizën serioze të qeverisjes ekonomike, e cila në raportin e progresit të KE, cilësohet ndër pikat më të dobëta – qeverisje ad hok, pa politika konsistente dhe sidomos me dështime serioze të qeverisë që të menaxhojë mirë asetet dhe paranë publike.

 Koalicioni aspiron të marrë përgjegjësinë për ndryshimin radikal të kësaj gjendje serioze në të cilën gjendet Kosova si dhe orientimet se si të tejkalohet kërcënimi për jostabilitet fiskal, si të gjenerohet rritja ekonomike, si të zvogëlohet papunësia dhe varfëria dhe si të  menaxhohet  paraja dhe pasuria publike, për përmirësim të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës. 

Për të diskutuar për këtë çështje prezent ishin katër panelistë, të cilët janë në listën e kandidatëve për deputetë të këtij koalicioni, si dhe ekspertë të pavarur  dhe mysafirë të tjerë.

Debatin e hapi zëvendëspresidentja e AKR-së, znj. Mimoza Kusari-Lila e cila fillimisht foli për arsyet e ngritjes së mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë dhe mosfunksionalitetin e institucioneve me rastin e tërheqjes së ministrave si dhe për  domosdoshmërinë e kalimit të buxhetit për vitin 2011 me plotësime nga Parlamenti i ri i Kosovës.

Ajo gjithashtu theksoi se buxheti është refleksion i politikave të përgjithshme të një shtëti ndërsa në rastin e Kosovës buxheti reflekton mungesën e politikëbërjes adekuate dhe keqmenaxhimin.

Dy faktorë e kanë karakteriuzar buxhetin e menaxhuar nga Qeveria në dorëheqje;  Së pari ka qenë faktori i stabilitetit por pa vizion dhe kreativitet dhe së dyti procedurat e jashtëligjshmë të cilat janë zbatuar edhe në rastin e përpilimit të Buxhetit për vitin 2011.
 
Përfshitja e të hyrave nga shitja e PTK-së në vlerë prej 300 milion si të hyra për vitin 2011, pa kalimin e strategjisë për shitjen e këtij aseti nacional, tregon për shkelje të prcedurave dhe mosrespektim të votimit të parlamentit, gjithashtu kjo Qeveri e ka zhytur vendin në një krizë të deficitit buxhertor, me të cilin do të ballafaqohet Kosova në vitin 2011 si rrjedhojë e nënshkrimit të kontratave pa i siguruar mjetet për zbatimin e tyre.

Zëvendëspresidenjta e AKR-së, Kusari-Lila, të pranishmive ju uroi punë të mbarë duke i siguruar se rekomandimet që dalin nga ky debat, do të mund të përdoren si zgjidhje për krizën buxhëetore me të cilën do të ballafaqohet Kosova.

Panelist i parë ishte Prof. Dr. Muahmet Sadiku, i cili foli për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen ekonomike. Ai theksoi se Kosova gjendet në vendin e fundit në aspektin e zhvillimit ekonomik në raportet  ndërkombëtare, ai po ashtu përmendi faktin se në tregun kosovar për një vit hyjnë 30 000 vetë ndërsa kapaciteti për punëtor të rinj është vetëm 7000, duke thënë se institucioneve iu ka munguar përpjekja për të gjetur burime të rritjes ekonomike.

Panelist i dytë ishte Mr.sc.Alban Zogaj i cili foli për reformat ekonomike dhe ristrukturimin. Ai gjithashtu i bëri një analizë procesit të privatizimit, duke thënë se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë, me të cilën do të sigurohej angazhimi i fondeve të privatizimit në rrjedhat ekonomike të vendit. 

Duke marrë për bazë përvojat e vendeve tjera në tranzicion, ai sugjeroi që një pjesë e aksioneve, deri në masën që nuk dekurajon investitorët, të mbahet në pronësi publike në fazën fillestare të privatizimit të Ndërmarrjeve Publike, në mënyrë që eventualisht të mund të shiten me çmim më të lartë në fazat e mëvonshme.

Panelistja e tretë Myzejene Selmani foli rreth menaxhimit të buxhetit duke drejtuar një serë kritikash në adresë të qeverisë në dorëheqje duke i përmendur kështu  premtimet për uljen e shpenzimeve në mallra dhe derivate, telefona, investime transparente dhe jo subvencione në Ndërmarrje Publike.

Ajo potencoi se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtimin se do të ulë shpenzimet në paga dhe meditje, mirëpo në realitet ndodhi e kundërta.

Këtu në baze të raporteve te Fondit Monetar  Ndërkombëtar, aparati shtetëror  është i stërngarkuar me staf civil e që është edhe një vërejtje tjetër nga ky fond për qeverinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)