20 Prill 2024

Kosova dhe Italia nënshkrujnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 4 maj - Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala në Kosovë po qëndron për vizitë zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, Adolfo Urso, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme –ICE dhe mbi 50 biznesmen italian, për të parë potencialet që i ofron Kosova për të investuar ata këtu, madje ata kanë marr mbështetjen dhe garancitë e zyrtarëve të institucioneve kosovare për të investuar në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite delegacioni italian i kryesuar nga zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, Adolfo Urso, së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahet Shala, Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni, dhe  përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova, murrën pjesë në forumin ekonomik Italia – Kosova, që u organizua nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Ambasada italiane në Kosovë.

Me këtë rast ambasador i Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, ka thënë se mbështetja e Italisë për Kosovën drejt perspektivës evropiane nuk ka munguar për këto vite. Ai ka shtuar se Italia është e përkushtuar që Kosova të merr pjesë në të gjitha forumet e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar.

 “Perspektiva evropiane e Kosovës nga ne është mbështetur jo vetëm me fjalë por me një veprim të vazhdueshëm të stimulimit, jo vetëm në Bruksel por edhe në Prishtinë,  për të filluar një dialog të shpejt konkret sa i takon liberalizimit të vizave dhe përfundimit të marrëveshjes tregtare që janë dy nga objektivat më të rëndësishme të momentit. Po ashtu jemi të angazhuar që të promovojmë pjesëmarrjen e Prishtinës në formatet e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar dhe në bashkëpunimin rajonal dhe shpresojmë që pjesëmarrja në konferencën e ardhshme të Sarajevës me 2 qershor do të mund të jetë një shtyrje për proces të tillë”, ka theksuar Giffoni.

Nga ana tjetër, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka thënë se objektivi i Qeverisë së Kosovës është që Kosova të jetë vendi me taksat më të ulëta në regjion, duke theksuar se tani për momentin i ka më të ulëtat në Evropë.

Ai ka përmendur edhe taksat, duke thënë se taksa mbi korporata është pothuajse është taksë e njëjtë me regjionin 10 %, ndërsa për taksa për punëtor do të vijë në mesataren e  rrogës 5.2 deri në 6.5 %. Sipas ministrit Shala këtë taksë nuk do të mund të gjendet askund në Evropë. Ulja e këtyre taksave është bërë me qëllim që mos të ngarkohet biznesi kosovar dhe ai i huaj. Ministri ka përmendur disa projekte që Kosova do të i filloj së shpejti siç është ai privatizimi i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), ndërtimi i Hidrocentralit të Zhurit dhe hidrocentraleve të tjera të vogla.

“Pjesëmarrja e 50 kompanive italiane tregon për një fazë të re për të përmbyllur me sukses shumë marrëdhënie të mundshme zhvillimore në Kosovë. I ftoj të gjitha bizneset italiane që të vinë dhe t'i shikojnë potenciale e investimeve në Kosovë, sepse jemi vendi më taksa më të ulëta në Evropë””, ka thënë Shala.

Ndërsa, Zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik të Italisë, Adolfo Urso ka deklaruar se Kosova ka potenciale të mjaftueshme të lëndës së parë si zink, hekur, nikel dhe gjitha materiet e para që janë themelore për firmat italiane dhe që mund të kontribuojnë për të krijuar edhe këtu firma që mund të punojnë ose që ti përpunojnë këto minerale si lëndë të parë.

Zëvëndësministri, Urso,  ka theksuar se biznesi italian është i gatshëm të krijoj një bashkëpunim me biznesin kosovar për shumë sektor si ai bujqësor, industrial, turistik etj.

 “Rreth 50 biznesmenë italianë janë duke qëndruar sot në Kosovë për të parë potencialet që i ofron Kosova për të investuar këtu. Madje, ata kanë marrë mbështetjen dhe garancitë e zyrtarëve të institucioneve për të investuar në Kosovë. Jemi të interesuar për të investuar këtu, sepse ky vend ofron mundësi të ndryshme dhe besojmë në zhvillimin e Kosovës “ ka theksuar zv.ministri italian Urso.

Në kuadër të këtij forumi  sot është nënshkruar edhe marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së republikës së Kosovës dhe republikës së Italisë, për investimet e bizneseve italiane në Kosovë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala , Ministri i Tregtisë e Tregtisë Lutfi Zharku dhe Zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik të Italisë, Adolfo Urso. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)