26 Prill 2024

Korrupsioni: Ndërmjet luftës dhe retorikës

Prishtinë, 29 tetor - Lëvizja FOL ka mbajtur sot tryezën me temën :“Korrupsioni: Ndërmjet Luftës dhe Retorikës”, me ç’rast ka publikuar raportin përmbledhës tremujor mbi aktivitetet institucionale në luftë kundër korrupsionit, i cili mbulon muajin korrik, gusht dhe shtator 2010. 

Pjesëmarrës në këtë Tryezë ishin përfaqësues nga; Prokuroria e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsioni, Shoqëria Civile si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet publike të Kosovës.

Armend Mazreku, analist i politikave në Lëvizjen FOL tha se të dhënat që do t’i prezantojmë sot nuk janë vetëm shqetësim i yni por i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Është shumë shqetësuese raporti i fundit i organizatës Transparency International që e vendos Kosovën në vendin e 110 në kuadër të shteteve më të dështuara”, tha Mazreku, i cili prezantoj përmbledhjen e raportit 3 mujor ‘Monitoruesi i Korrupsionit’.

Sipas tij, aktivitetet kryesore të Qeverisë së Kosovës gjatë tremujorit të tretë kanë qenë shkarkimi i zv. ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Gjergj Dedaj, miratimi i Projekt-Ligjit për Prokurimin Publik, inicimi i nxjerrjes së Ligjit Anti-Mafia dhe nxjerrja e vendimit për luftimin e ekonomisë informale.

“Të gjitha këto aktivitetet nuk tregojnë seriozitetin e Qeverisë së Kosovës për luftimin e korrupsionit., duke marrë parasysh nivelin shumë të lartë të korrupsionit në vend”, tha ai.

Ndërkaq, Drita Hajdari. Koordinatore për Anti-korrupsion në Prokurorinë e Kosovës deklaroj se problemi kryesor në Prokurorinë e Kosovës është mungesa e prokurorëve.

“Në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë janë vetëm pesë prokurorë, ndërsa numri i lëndëve për tu trajtuar tejkalon 1500 sosh. Nuk kemi ndikime direkte nga politika, mirëpo kjo gjendje çfarë është tregon se dikush dëshiron që ta paralizoj këtë sistem”, tha Hajdari.

Sipas saj, Zyra për  Anti-Korrupsion e formuar në Prokurorin e Kosovës tregon vullnetin e Kryeprokurorit për të luftuar këtë dukuri.

“Kjo zyrë gjithashtu korrespondon me kërkesat dhe kushtet e Bashkësisë Ndërkombëtare si dhe me kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Hajdari.

Ajo më tej shtoj, se aktualisht janë në fazën e identifikimit të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsion, ku më pas këto raste procedohen me prioritet.

“Nuk mjafton vetëm Kodi Penal i Kosovës për të luftuar korrupsionin por duhet gjithashtu të zbatohen edhe ligjet tjera, e po ashtu të miratohet edhe Ligji për Konfiskimin e Pasurisë”, tha ajo. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)