25 Qershor 2022

Komunat përfitojnë rreth 8 milion euro për performancën e tyre

Prishtinë, 23 maj - MAPL me Zyrën e BE-së në Kosovë, Qeverinë Zvicerane, Suedeze dhe  Norvegjeze kanë ndarë rreth 8 milion Euro për Grantin e Performancës Komunale (GPK) me qëllim që të shpërblehen komunat me performancën më të mirë në tri fusha kryesore: Qeverisje Demokratike, Menaxhim Komunal dhe Ofrim të Shërbimeve, të përbëra nga 10 nën-fusha me gjithsejtë 28 treguesit të performancës.

MAPL së bashku me donatorët më 23 maj organizuan ceremoninë për ndarjen e grantit të performancës dhe u shpalosen rezultatet e komunave përfituese, bazuar në performancën më të mirë të vitit 2020.

Në prani të ftuarve, edhe një herë u ritheksua rëndësia e stimulimit të komunave për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes së tyre, në atë mënyrë që të kemi një qeverisje lokale sa më të afërt me nevojat e qytetarëve.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vuri në theks se granti i performancës Komunale është instrument i qeverisë, që mbështetë komunat financiarisht, mbi bazën e parimit të meritës dhe i renditë ato në baza vjetore, sipas performancës tyre.

Po ashtu, Ministri Krasniqi, nënvizoi se ky vit e gjen Grantin e Performancës më të avancuar, me ligj të veçantë, me më shumë fonde, me më shumë projekte dhe më shumë partnerë. Për herë të parë procesit të vlerësimit i është shtuar edhe kontrolli në teren, me synimin e vetëm që të jemi sa më transparent dhe objektiv në vlerësim.

Ky kontroll do të shtohet edhe më tutje për të gjitha komunat dhe të gjitha fushat raportuese në të ardhmen në mënyrë që të kemi rezultate të sakta dhe transparente.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi, vlerësoi se Granti i Performancës rrit konkurrencën në mes të Komunave në mënyrë që Komunat të ofrojnë shërbime sa më të mira komunale për qytetarët.

Përderisa Ambasadori i EU-se, Tomasz Szunyog ka theksuar se është e rëndësishme që Komuna të përmirësojnë shërbimet e tyre, në mënyrë që të ofrojnë shërbime më të mira dhe të krijohen kushte më të favorshme për qytetarët.

Vlerësimi i performancës komunale për grantin e vitit 2022, shpërblen 14 komuna, tri prej të cilave zgjidhen si komunat me performancën më të lartë.

Komunat përfituese janë:

Dragashi - 329,259 Euro,

Gjilani - 864,306 Euro,

Graçanica - 81,661 Euro,

Hani i Elezit -82,555 Euro,

Kaçaniku 306,057 Euro,

Mitrovica e jugut - 693,472 Euro,

Obiliqi - 808,141 Euro,

Peja - 761,187 Euro,

Shtërpca - 34,726 Euro,

Suhareka - 519,507 Euro, dhe

Vitia - 364,818.

Ndërkaq, 3 vendet e para komunat me performancën më të mirë:

Komuna e Rahovecit – vendi i i 1-rë - 1,148,891 Euro

Komuna e Lipjanit– vendi i i 2-të - 1,021,108 Euro

Komuna e Gllogocit – vendi i i 3-të - 905,812 Euro

 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)