25 Prill 2024

Komunat kanë arritur përparim të kufizuar në fushën e kthimit

Prishtinë, 30 nëntor – Komunat në Kosovë kanë bërë përparim të kufizuar në fushën e kthimit dhe ri-integrimit përderisa mungesa e qasjes në prona dhe e mundësive ekonomike paraqet ngarkesë shtesë, thuhet në një raport të Misionit të OSBE-së të publikuar sot.

Raporti “Përgjigjet e Komunave ndaj zhvendosjes dhe kthimit në Kosovë”, analizon progresin e arritur dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar institucionet vendore në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë, politikave dhe programeve të kthimit. Raporti përfshin periudhën nga janari i vitit 2009 deri në qershor të vitit 2010, dhe bazohet në aktivitetet e monitorimit të OSBE-së.

Raporti përmend mungesën e vullnetit politik, kufizimet buxhetore, kapacitetet e pamjaftueshme nëpër komuna si pengesa kryesore që implikojnë zhvillimin e suksesshëm dhe implementimin e programeve për kthim dhe ri-integrim.

“Kthimi i sigurt dhe me dinjitet i personave të zhvendosur dhe refugjatëve në shtëpitë e tyre është e drejtë themelore që kontribuon për shoqëri të qëndrueshme  shumë-etnike në Kosovë. Shumë persona të zhvendosur nga dhe në Kosovë ende jetojnë pa mbrojtje adekuate të të drejtave të tyre dhe është e nevojshme për një pjesëmarrje më të madhe të të gjitha palëve në sigurim të zgjidhjeve të qëndrueshme për ta”, tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Përveç kësaj, raporti rekomandon shkëmbim të informatave dhe koordinim ndërmjet institucioneve relevante në nivel lokal dhe qendror.

“Disa komuna në Kosovë kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të mbështetur personat e zhvendosur dhe të kthyerit. Megjithatë, komunat duhet ta forcojnë rolin e tyre në krijimin e kushteve të favorshme për kthim të qëndrueshëm dhe ri-integrim të të gjithë personave të zhvendosur, përmes përkushtimit të shtuar dhe implementimit të aktiviteteve që lidhen me kthimet”, ka shtuar Almhofer.

Raporti gjithashtu përfshin një varg rekomandimesh se si të trajtohen mangësitë e identifikuara. Në mesin e rekomandimeve janë edhe afrimi te personat e zhvendosur, sigurimi i një qasjeje për kthim dhe ri-integrim që është në përputhje me politikat e përgjithshme ndaj komuniteteve si dhe mbështetja financiare dhe administrative për kthimet.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut me fokus kryesor në grupet e cenueshme dhe individët siç janë komunitetet dhe personat e zhvendosur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)