18 Prill 2024

Komunat bëjn reforma në menaxhimin e financave publike

Prishtinë, 22 tetor - Nën patronazhin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe në mbështetje të USAID-it, sot është mbajtur takimi i Vlerësimi i Menaxhimit të Financave Publike – Shpenzimet Publike dhe Llogaridhënia Financiare (PEFA)  për qeveritë lokale të  Republikës së Kosovës për autoritetet e qeverive lokale, ku me këtë rast institucionet e qeverisë qendrore dhe të qeverive lokale të Kosovës kanë filluar procesin e vetë-vlerësimit të Llogaridhënies Financiare për Shpenzimet Publike (PEFA) nëpër komuna.
 
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Raif Elezi dhe përfaqësuesja  e USAID-it, znj. Marie Hobbs, kanë nisur sot këtë iniciativë në praninë dhe me pjesëmarrjen e aktive të Kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, të cilët bashkarishtë do të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm të PEFA-s.

Në këtë takim është diskutuar korniza e përgjithshme dhe koncepti i PEFA-s,  përvojën e kaluar të Kosovës me PEFA-n, dhe modalitetet e implementimit në nivel të qeverive lokale.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se ”Qeveria është angazhuar në një rishikim të gjerë të menaxhimit të financave publike përmes vlerësimit të PEFA-s në nivel qendror, të zhvilluar në tremujorin e parë të vitit 2009. Vlerësimi ka rezultuar në formulimin e Planit të veprimit për reformat në MFP, i orientuar drejt forcimit të praktikave nëpër sistemet e MFP-së.

Ndërsa, vlerësimi lokal tani konsiderohet si “Faza pasuese” e eksperiencës së Kosovës me PEFA-n, që ka si objektiv mbështetjen në të arriturat e deritanishme, zgjerimin e tyre në nivel lokal dhe plotësimin e proceseve të PEFA-s me qëllimin final të konstatimit dhe adresimit të sfidave dhe nevojave specifike me të cilat ndeshen qeveritë lokale”.

Ai më tej shtoi se ”Besoj që PEFA dhe programi rezultues i reformave  do të krijojnë mundësi dhe do të themelojnë bazat që komunat e Kosovës të shquhen në menaxhimin dhe administrimin e financave publike, për tu bërë institucione që janë të afta të menaxhojnë në mënyrë autonome dhe efektive me resurset publike në dobi të zhvillimit lokal”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)