19 Prill 2024

Komuna e Zveçanit ndërton infrastrukturën me fonde të BE

Prishtinë, 24 shkurt - Sot, Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian zyrtarisht përuroi shkollën e re të sapondërtuar për pesëdhjetë nxënës në Zhazhë, në komunën e Zveçanit. Ndërtimi ka kushtuar 265,150 euro dhe u financua në tërësi nga Bashkimi Evropian.

Zhazha është një fshat i vogël ku deri kohëve të fundit mësimet mbaheshin në konteinerë. Ndërtesa e re me gjithësej 310 m2 ka katër klasë, sallën e mësimdhënësve dhe një zonë për nevoja të ndryshme.

Shkolla e re ofron klasë tërheqëse dhe të rehatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe ndihmon komunën në përpjekjet e saj për të ofruar infrastrukturë cilësore për popullsinë e saj. 


Ndërtesa është pjesë e fazës së dytë të programit social e ekonomik komunal me vlerë të investimeve prej gjithsejt 15 milionë eurosh, i paraparë për të ngritur infrastrukturën sociale dhe ekonomike në disa komuna të Kosovës. Synimi kryesor i programit është përmirësimi i shërbimeve publike për popullsinë, me theks në komunat e anashkaluara. 


Kohëve të fundit janë ndërtuar katër shkolla të reja në Kosovë me fondet e BE-së, në Gjakovë, Podujevë, Ferizaj, e Gjilan. Javën e ardhshme do të përurohen edhe dy shkolla të reja në fshatrat Sevcë dhe Brod në komunën e Shtërpcës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)