28 Mars 2024

Komisioni për Buxhet pranon kërkesën e KPMM-së për paga

Prishtinë, 28 shtator -  Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, ka përkrahur sot dy projektligje me amendamente të grupit të punës dhe shtatë projektligje të tjera të komisioneve funksionale, me amendamente, si dhe kërkesën e KPMM-së për zgjidhjen e problemit të pagave për vitin 2010.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit i kanë dhënë mbështetje propozim-amendamenteve të grupit punues për Projektligjin për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, si dhe propozim-amendamenteve për Projektligjin për prokurimin publik në Republikën e Kosovës.

Tutje, përkrahjen e komisionit e morën edhe gjashtë projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit, Projektligji për vlerësimin strategjik mjedisor, Projektligji për energjinë, Projektligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Projektligji për Prokurorin e shtetit, Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe ai për mbrojtjen e natyrës, me raporte dhe amendamente të komisioneve funksionale.

Në këtë mbledhje, e cila u udhëhoq nga kryetari Gani Koci, anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për zgjidhjen e problemit të pagave për vitin 2010, dhe vendosën t’i rekomandojë ministrit të Ekonomisë dhe Financave nxjerrjen e një vendimi për plotësimin e kësaj kërkese.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)