20 Prill 2024

Komisioni për Buxhet jep dritën jeshile për marrjen e kredise

Prishtinë, 26 maj - Marrëveshja për Kredi dhe Grant ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, përkatësisht Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), si pjesë e saj, ka marrë sot dritën jeshile nga Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe pritet që në seancën e nesërme të Kuvendit të futet si pikë e jashtëzakonshme e rendit të ditës për shqyrtim dhe miratim. 

Rreth kësaj marrëveshjeje, në mbledhje, ka dhënë sqarime zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, i cili ka thënë se marrëveshja e nënshkruar më 10 mars 2010, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe IDA-s, kap shumën e përgjithshme prej 8 milionë dollarësh amerikanë dhe përbëhet prej dy pjesëve: pjesa e parë në vlerë prej 3.6 milionë dollarë amerikanë, që është donacion, dhe pjesa e dytë në vlerë prej 4.4 milionë dollarë amerikanë, e cila është kredi. Hamza tha se marrëveshja është nënshkruar për financimin dhe zbatimin e projekteve që kanë për synim modernizimin e sektorit publik në Kosovë.

Duke radhitur objektivat kryesore të këtij projekti, ai tha se ato kanë të bëjnë me fuqizimin e performancës së organizatave kyçe buxhetore në formulimin e buxhetit, ekzekutimin e buxhetit dhe prokurimin publik, vendosjen e bazamentit për një menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm në aspektin fiskal të listës së pagave dhe burimeve njerëzore në shërbimet kryesore civile etj. 

Komisioni, në vazhdim të mbledhjes, e cila u udhëhoq nga kryetari Gani Koci, përkrahu kërkesën e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për kompensimin e anëtarëve të Bordit dhe personelit administrativ, e cila u prezantua nga kryesuesi i Bordit, Halit Gara. Gjithashtu, u përkrahën edhe raportet financiare për vitin 2009 të Autoritetit të Aviacionit Civil, të Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina dhe ai i Agjencisë Kosovare të Pronës, të cilat u proceduan për në seancë plenare. 

Ndërkaq, pas shqyrtimit të Projektkodit të drejtësisë për të mitur dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore, me raporteve të komisioneve funksionale, u konstatuan se ato nuk kanë implikime buxhetore dhe si të tilla u proceduan tutje në Kuvend. 

Komisioni diskutoi edhe rreth përfundimit të Kryesisë së Kuvendit për nismën ligjvënëse nga Komisioni për Buxhet dhe Financa për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional të Kosovës, si dhe caktoi grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Tatimin në Pronën e   Paluajtshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)