25 Prill 2024

Komisioni Evropian ndanë grante për zhvillimin ekonomik rajonal

Prishtinë, 19 nëntor - Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka dhënë grantet e para të BE-së për Zhvillim Ekonomik Rajonal (EURED) me të cilat adresohen zhvillimi ekonomik dhe pajtimi në Kosovë. Përkrahja e gjithëmbarshme për këto projekte është më e madhe se 7 milion euro. Zbatimi i projekteve do të bëhet nga komunat dhe organizatat joqeveritare.

Procesi është bërë në bashkëpunim të ngushtë me pesë Agjencitë për Zhvillim Rajonal.  Shumica e veprimeve janë të përqendruara në zhvillimin e turizmit, përforcimin e agrobiznesit, përkrahjen për ndërmarrësi dhe krijimin e vendeve të punës.

Dy projekte në rajonin lindor: Zhvillimi ekonomik rajonal në pjesën lindore të Kosovës;  Rritja e potencialit ekonomik të Novobërdës, Kllokotit, Ranillugit dhe Shtërpces.

Tri projekte në rajonin verior: Promovimi i bujqësisë, hortikulturës, blegtorisë dhe pemëtarisë; Përkrahja e Iniciativës për Ndërmarrësi;  Qendra Rajonale për Biznese Familjare.

Gjashtë projekte për rajonin jugor: Qendra për Zhvillim dhe Kulturë - Europa; Krijimi i Qendrës për Përkrahje të Bizneseve; Pikat e grumbullimit për fruta dhe perime; Përforcimi i konkurrentshmërisë së agrobiznesit dhe zhvillimi i turizmit rural; Përmirësimi i potencialit dhe infrastrukturës turistike;  Ndërtimi i Tregut të Gjelbër në komunën e Dragashit.

Katër projekte në rajonin perëndimor: Zhvillimi i rrafshit të Dukagjinit dhe luginës së Rugovës; Iniciativa për përpunimin e qumështit për lidhjen e Kosovës me Evropën; Diversifikimi i aktiviteteve ekonomike në rajonin perëndimor.  Projekti për zhvillimin e turizimit “Shihemi në Dukagjin”.

Zbatimi i katër projekteve nga rajoni qendër është në pritje të aktivizimit të AZHR Qendër nga Bordi Udhëheqës. Si projekte të mundshme janë:  Mundësimi i Mjedisit Miqësor për Biznese përmes “One Stop Shop” dhe Shërbimeve Këshillëdhënëse për Biznese; Përkrahja e Bizneseve dhe Të mësuarit për Rritje;  Zhvillimi Ekonomik i Kosovës përmes Cilësisë dhe Rrjetëzimit; Shërbime Trajnimi dhe Instruktimi për Ndërmarrës të Rinj.

Procesi EURED mbështetet në masë të madhe nga hisedarët lokal dhe udhëhiqet nga Kryetarët e Komunave.  Kryetarët e Komunave që janë pjesë e Bordeve të 5 agjencive, udhëzojnë komunat drejt gjetjes së projekt-ideve të prekshme dhe të qëndrueshme dhe në mënyrë aktive marrin pjesë në zbatimin e projekteve rajonale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)