26 Prill 2024

Komisioni Evropian edhe 30 milion euro për Kosovën

Prishtinë, 8 shtator - Komisioni Evropian, (KE) i ndau edhe 30 milion euro ndihmë për institucionet e Kosovës në vazhdën e ndihmave financiare që i jep Qeverisë së Kosovës. Këto para do të shfrytëzohen për rregullimin e infrastrukturës institucionale dhe forcimin e ekonomisë së Kosovës për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, (MEF), Ahmet Shala tha se ndihma financiare që KE-ja i jep Kosovës dëshmon kredibilitetin e KE-së për Qeverinë e Kosovës. “Këto para do të shfrytëzohen në mënyrë të efektshme.

"Ndihma financiare prej 30 milion euro është konfirmim se Qeveria e Kosovës është partner serioz dhe e mban fjalën e vet me dispozitat e dakorduara me Fondin Monetarë Ndërkombëtarë”, tha Shala.

Ai më tej shtoi se “Është edhe më inkurajues fakti se kjo mbështetje vjen pas disbursimit të transhit të parë të përkrahjes nga FMN-ja, duke ngritur mbështetjen e pranuar në periudhën Qershor-Shtator 2010 në 52 milion Euro. Kjo shumë pritet të dyfishohet nga fundi i këtij viti, pas takimeve të ardhshme me FMN-në dhe Komisionin Evropian në Tetor”.
 
Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian për Kosovën Kjartan Bjornsoon tha se ndihmat tjera do të varen edhe nga zbatimi i programit të FMN-së dhe disa kushteve tjera.

“Për ndihmat tjera varen edhe nëse Kosova arrin t’i përmbush disa fakte që kanë të bëjë me disa statistika, transparencën, të përmirësohet sistemi i prokurimit publik dhe të mbështetet procesi i privatizimit, ristrukturimit dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore”, tha ai.

Sipas Bjornsoon këto të holla janë pjesë e shumës prej 508 milion euro që Komisioni Evropian i ka premtuar në Konferencën e Donatorëve për Kosovën në vitin 2008.

“KE-ja do të vazhdojë ta mbështet zhvillimin ekonomiko social të Kosovës. Dhe më e rëndësishme se parat është edhe ajo se Qeveria e Kosovës duhet t’iu përmbahet marrëveshjeve”, tha ai.

Një ditë më parë Komisioni Evropian ka dhënë 10 milion euro ndihmë për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në rajonin e Prishtinës dhe rregullimin e gypave nëpër kryeqytet.

Ai gjithashtu shtoi se “Kjo asistence vjen pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuar për këtë disbursim. Marrëveshja e fundit me FMN, e cila është arritur pas një kohe të gjatë të negociatave të zhvilluara. Ky program i nënshkruar me FMN-në do të kontribuoj në ruajtjen e qëndrueshmërisë së Financave publike në Kosovë. Është me rëndësi për Kosovën që të ndërmarr të gjitha masat për të siguruar implementim të plotë të kësaj marrëveshje”.

Marrja e mbështetjes në formë të ndihmës direkte buxhetore dëshmon  se Institucionet ndërkombëtare i vlerësojnë kapacitetet planifikuese të Qeverisë së Kosovës, dhe besojnë se Korniza jonë fiskale mund të gjenerojë zhvillimin e nevojshëm ekonomik.

Një nga kushtet themelore të Komisionit Evropian për dhënien e mbështetjes financiare në formë të përkrahjes direkte buxhetore ka qenë përpilimi i dokumenteve planifikuese tre-vjeçare, dhe i një pakoje të besueshme fiskale.

Në bazë të prioriteteve të paracaktuara të Qeverisë së Kosovës, ne kemi arritur të prezantojmë një plan të qëndrueshëm fiskal, pjesë e të cilit janë projektet kapitale dhe iniciativat e shumta ligjore.

Në fund të kësaj konference , Ministri Shala tha se “Përmes KASH-it ne kemi sqaruar se me mbështetjen e miqve ndërkombëtar, ne mund ta ngritim shkallën e zhvillimit ekonomik duke mos cenuar qëndrueshmërinë fiskale.

FMN-ja dhe Komisioni Evropian kanë shqyrtuar veprimet tona, dhe pasi kanë vlerësuar pjekurinë tonë planifikuese, kanë shprehur gatishmërinë e mbështetjes së kornizës sonë fiskale me fonde të cilat i kemi kërkuar”.

Elhami Ismajli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)