19 Prill 2024

Komisioni Evropian 17 milion euro ndihmë për sistemin e ujësjellësit

Prishtinë, 7 shtator - Komisioni Evropian, (KE), dhe Qeveria Gjermane dhuruan 17 milion euro ndihmë për përmirësimin e shërbimit me ujë dhe rregullimin e rrjetit të ujësjellësit. Fondi përbëhet nga 11 milion euro grande i ofruar nga KE-ja dhe 6 milion euro nga IDA kredi e ofruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së.

Masa e investimeve të këtij projekti janë rehabilitimi gypave, i rrjetës së shpërndarjes në disa pjesë të Prishtinës, rehabilitimi i pompave, fabrikës së ujit në Badovc etj.


Ky projekt është vazhdimësi e grantit prej 8 milion eurosh e financuar nga Qeveria Gjermane përmes KFW Entwicklungsbank.

Përfaqësuesja  e KFW-së për Kosovën Ute Rodrain tha se ndihma për Kosovën do të vazhdojë, por sipas sajë gjatë këtyre punimeve qytetarët do të kenë problem me ujin, por luti për mirëkuptim. Ajo nuk harrojë të përmend se ende ka problem me shërbimin e ujit. “Shkalla e inkasimit është ende e dobët, humbjet janë të mëdha dhe nga kjo ndihmë presim që disa probleme të eliminohen”, tha Rodram.

Ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala u shpreh mirënjohës për ndihmën e KE-së dhe tha që nga pas lufta Komisioni Evropian nuk ka rreshtuar ta ndihmojë Kosovën në cdo proces. “Kjo është ndihma e radhës që KE-ja e jep për Kosovën në mesin e shumë ndihmave që i ka dhënë deri më tani. Ne shpresojmë se kjo ndihmë do t’i zvogëloi problemet me ujë të pijshëm”, tha Shala.

Ndërsa përfaqësuesi i KE-së për Kosovën Kjartan Bjornos tha se udhëtimi për në Evropë është i vështir dhe ai përmendi që njëri nga kushtet kryesore është edhe rregullimi i infarstrukuturës jetësore që bënë pjesë edhe sistemi i ujit të pijshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)