11 Gusht 2022

Klaus kritikon BE-në për euron

Bruksel, 26 shtator - Monedha e përbashkët, euro, do të mund të funksiononte si valutë e përbashkët vetëm e 6 deri 7 vendeve, ka deklaruar presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, dhe ka shtuar se "nuk beson në arsyeshmërinë e vendimit që 16 vende evropiane të kenë një valutë".

Ai ka përsëritur kritikat në llogari të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ka kritikuar centralizimin e tepruar dhe mbartjen e kompetencave nga nivelet kombëtare në Bruksel.

"Tentimet për të drejtuar me gjithë vendin dhe ekonominë nga lartë, kanë përjetuar disfatë dhe këtë e di secili", ka thënë Klaus, duke përkujtuar modelin e centralizuar komunist të ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)