20 Prill 2024

Kina shton influencën në FMN

Seul, 25 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të reformohet rrënjësisht. Kështu kanë vendosur ministrat e Financave të 20 vendeve më të industrializuara dhe atyre në ekspansion, në takimin e G20-s të zhvilluar në Korenë e Jugut.

Sipas tyre, Kina dhe India duhet të kenë më shumë influencë, ndërkohë që vendet perëdimore si Gjermania do të kenë një ndikim më të vogël.

Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn,  në fund të takimit e quajti këtë një moment historik.

Pjesëmarrësit e samitit bën të ditur, se duan të evitojnë përpjekjet për uljen e kurseve të valutave.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Brüderle u shpreh i kënaqur me rezultatet e samitit dhe njëkohësisht kritikoi politikën monetare amerikane.

Kritika gjatë samitit janë dëgjuar edhe ndaj Kinës, për shkak të mbajtjes artificiale të kursit të ulët të Yuanit, me qëllim përfitimi nga eksporti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)