19 Prill 2024

Kina mbështet stabilitetin e euros

Athinë, 4 tetor - Kryeministri kinez Wen Xhiabao u tha ligjvënësve grekë se Pekini mbështet qëndrueshmërinë e EURO-s dhe se nuk do t’i pakësojë stoqet evropiane.

Në fjalën që mbajti në parlamentin grek, zoti Wen tha se Kina po përpiqet ta përmirësojë mjedisin e investimeve, të mbrojë pronën intelektuale dhe të zhvillojë bashkëpunimin në fushën e teknologjisë.

Wen u takua në Athinë me kryeministrin grek Xhorxh Papandreu dhe më pas, e cilësoi Greqinë një nga partnertët më të mirë në Evropë.

Udhëheqësi kinez tha se Pekini do të blejë aksione nga qeveria greke, kur kjo e fundit të fillojë përsëri të bëjë para në tregjet financiare.

Ai po ashtu nënshkroi marrëveshje që synojnë zgjerimin e tregtisë dhe për të ndihmuar në fuqizimin e industrisë greke të ndërtimit të anijeve.

Kryeministri grek e falënderoi Kinën për mbështetjen, duke thënë se marrëveshjet e saponënshkruara do të kenë një ndikim të rëndësishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)