25 Prill 2024

Kina ka 89 miliarderë dhe rreth 825.000 milionerë

Shangaj, 20 gusht - Gjithsej 89 miliarderë dhe rreth 825.000 milionerë janë regjistruar në Kinën komuniste, prej të cilëve rreth gjysma jetojnë në qytetin më të madh, Shangaj.

Sipas të dhënave statistikore, milionerët dhe miliarderët kinezë mesatarisht janë të moshës 39 vjeçe, posedojnë nga disa vila luksoze, së paku tre automobila luksoze dhe ora ekstra të shtrenjta.

Kinezët e pasur vetëm gjatë vitit të shkuar kanë shpenzuar mbi 10 miliardë euro për stoli, garderobë të brenduar, ora të shtrenjta dhe produkte të ngjashme luksoze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)