09 Dhjetor 2021

Kërkohet që grave tu krijohet siguri juridike në ndarjen e pasurisë bashkëshortore

Prishtinë, 26 maj - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për rishikimin e çështjeve të cilat ndërlidhen me Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës.

Në fjalën e saj para të pranishmeve përmendi çështjet e ngritura nga ana e shoqërisë civile dhe ekspertët e fushës, sa i përket ndarjes së pasurisë së përbashkët në rast të divorcit e cila konsiderohet si më problematike me mënyrën se si aktualisht është paraparë në draft Kodin Civil dhe kërkoi nga ekspertët e Grupit Punues që kjo çështje të trajtohet dhe po ashtu të bëhen ndryshimet e nevojshme që veçanërisht grave tu krijohet siguri juridike në ndarjen e pasurisë së fituar gjatë jetës bashkëshortore dhe të njihet kontributi i grave në familje duke pasur parasysh që aktualisht vetëm 14 % e grave janë të punësuara.

Ministrja Haxhiu ftoi të gjithë akterët relevantë që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre duke qenë bashkëpunues dhe konstruktiv në këtë proces shumë të rëndësishëm të rishikimit të çështjeve që ndërlidhen me Kodin Civil.

Nga ana tjetër, kryesuesi i këtij grupi, Isuf Jahmurataj, kërkoi nga anëtarët e këtij grupi që përball këtyre çështjeve të cilat do të trajtohen dhe të kenë qasje profesionale, argumentuese, përball komenteve dhe sugjerimeve për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të këtij Projekt Kodi.

Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e Grupit Punues, Zyra e BE-së, projekti mbështetës, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të fushës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, 11:30)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)