29 Mars 2024

Kërkohet pako e re fiskale për stimulim të bizneseve

Prishtinë, 15 - Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se ndryshimet pozitive të cilat kanë ndodhur në uljen e vlerave në përgjithësi të normave tatimore, si në të ardhura të korporatave, në të ardhura personale të ketë një pako të re fiskale që e stimulon biznesin u tha në takimin organizuar nga OEK-u në të cilin u bisedua lidhur me tatimin në produktet bujqësore.

Sekretari i OEK-ut Berat Rukiqi tha se muajt e fundit kanë filluar një dialog intensiv me MEF për t’i identifikua sektorët ku mund te bëhen këto ndryshime në TVSH.

“Ky takim do të shërbej edhe më mirë ti identifikojnë sektorët ku mund të bëhen këto ndryshime dhe në aspektet fiskale sidomos ne çështjen e TVSH  e cila tashme dy vite është duke u diskutuar”, tha sekretari i përgjithshëm i Odës Berat Rukiqi.

Ai ka theksuar se Shoqatat e përpunuesve dhe prodhuesve te qumështit ishin shumë aktive në kërkimin e zgjidhjeve, pasi që problemet në sektorin e qumështit janë probleme që përcillen edhe në sektor e tjerë.

Nashide Bajrami, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave tha se Qeveria e Republikës se Kosovës që nga fundi i vitit 2008 ka adoptuar një agjendë duke i dhënë një përkrahje mjaftë të rëndësishme sektorit të bujqësisë.

“Gjithashtu jemi në vazhdimësi të adaptimit të një pakoje të re fiskale e cila do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të vendit e sidomos  do të ndihmonte biznesin, ku vend i veçantë i  është dhëne sektorit të bujqësisë. Në këtë pako të re fiskale të cilën jemi duke e përgatitur kemi marr propozime nga MBPZHR  dhe nga OEK dhe jemi në fazën e analizave me pa se si do të ndikoj në sektorin e bujqësisë e njëkohësisht edhe në qëndrueshmërinë buxhetore”, tha Bajrami.

Ajo ka konfirmua se propozohen disa lirime te cilat nuk kane qene te përfshira deri me tani, nga lirimet doganore për disa lende te para te cilat hyjnë drejtpërsëdrejti ne sektorët e bujqësisë edhe disa ndryshime te tjera te cilat ndoshta është herët për tu folur.

Halit Hoxhaj, këshilltar i ministrit të MBPZHR tha se kjo Ministri ka prioritet të vetin si t’ ia rrisë aftësinë konkurruese bizneseve dhe prodhimeve kosovare, karshi importeve .

“ Ligji i ri është me standarde evropiane por skemat e implementimit te tij janë relativisht te vështira dhe pak a shume te hershme”, tha Hoxha.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)