09 Dhjetor 2021

Kërkohet konsideratë për obligimet tatimore për shkak të vështirësive financiare

Prishtinë, 25 maj - Ndikimi i COVID-19 mbi kompanitë e sektorit privat, si dhe implikimet në obligimet e tyre tatimore, por edhe marrëdhëniet e përgjithshme me Administratën Tatimore të Kosovës, ishin në fokus të tryezës së diskutimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë tha se partneriteti i përfaqësuesve të sektorit privat me Administratën Tatimore të Kosovës është i rëndësishëm për operacionet e ndërmarrjeve të sektorit privat. Ai po ashtu tha se roli i ATK-së është kyç edhe në menaxhimin e detyrimeve tatimore pas vështirësive financiare të shkaktuara si pasojë e pandemisë COVID-19.

Drejtori i  Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj foli për rolin që ATK ka luajtur gjatë pandemisë në mbështetje të funksionimit të bizneseve, duke theksuar thirrjen e këtij institucioni për aplikim për faljen e borxheve tatimore. Murtezaj foli edhe për nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit me ndërmarrjet private për luftimin e ekonomisë joformale. Ai mes tjerash falënderoi Odën Amerikane edhe për partneritetin konstruktiv.

Në anën tjetër, Ardiana Bunjaku, thesariste e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, si dhe drejtoreshë e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës lavdëroi Administratën Tatimore për punën e bërë në avancimin e sistemit elektronik të deklarimit tatimor, megjithatë ajo shprehu shqetësimin për procesin e rishikimit të politikave tatimore si në aspektin kohor, por edhe të qartësimit paraprak të ndryshimeve të mundshme.

Gresë Rexhepi, kryesuese e Komitetit Tatimor të Odës Amerikane dhe Menaxhere e Tatimeve në PricewaterhouseCoopers, po ashtu foli për rëndësinë e digjitalizimit të proceseve tatimore, gjë që ka ndikuar në rritjen e efikasitetit të deklarimit dhe pagesës së tatimeve por edhe në ngritjen e transparencës së përgjithshme. Ajo tha se së bashku më anëtarët e Odës Amerikane kanë përgatitur rekomandimet për politikat fiskale të lidhura me periudhën paspandemike, por edhe rekomandime të tjera të përgjithshme.

Përfaqësuesit e pranishëm të bizneseve ngritën çështjet që lidhen me funksionimin e sistemeve të Administratës Tatimore, por edhe me bllokimin e llogarive të tyre bankare gjatë periudhës tatimore, duke bërë thirrje për konsideratë nga ana e institucioneve shtetërore për shkak të vështirësive të tyre me të cilat përballen këto ndërmarrje tash e sa muaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)