25 Prill 2024

Kelmendi: 1.2 milionë qytetarë mund të punojnë aktive

Prishtinë, 17 nëntor -  Biznesmeni Ramiz Kelmendi në një konferencë për media ka thënë së sipas analizës me mostra statistikore, në Kosovë jetojnë 2 milionë banorë, 420 mijë familje, ndërsa rreth 1.2 milionë qytetarë mund të punojnë në mënyrë aktive, mbi 200 mijë mundë të punësohen me orar të shkurtuar pune. Kemi, gjithashtu, mbi 200 mijë pensionerë, invalidë dhe raste sociale.

Këta tregues sipas tij flasin qartë se çfarë potenciali të lirë kemi, sa nga ky potencial është i punësuar në ekonomi familjare dhe sa në ndonjë ekonomi tjetër të paregjistruar.

"Shumë nga këto çështje do të mund të zgjidheshin me legjislacionin fiskal. Mirëpo, ne kemi analizuar mirë se ku do të mund të punësohej ky numër i të papunëve, së paku në kohën kur shtetet fqinje kanë kërkesa të shtuara punësimi për shërbimet verore", ka deklaruar Kelmendi.
 
Ai  me tutje ka thënë se zhvillimi ekonomik është nevojë emergjente e shtetit të Kosovës, në mënyrë që të mund të përballemi me sfidat e mëdha që po na presin.  

"Duhet që me kujdes të veçantë të krijojmë kushte për zhvillimin e ekonomisë familjare (ekonomisë së vogël), sepse kjo fushë mundëson punësim masiv dhe më të madh të njerëzve, ndërkaq investimet apo shpenzimet në zhvillimin e saj janë më të vogla."

Zhvillimi i industrisë së lehtë ështës sipas tij po ashtu, po aq i rëndësishëm dhe që do të vinte menjëherë me rend, pas ekonomisë së vogël.

Kelmendi ka vlerësuar se edhe këtu ekzistojnë mundësitë e punësimit të një numri të madh të njerëzve. Për ta zhvilluar këtë sector nevojiten hapësiar të organizuara mirë dhe qartë dhe lokacione të përcaktuara, në mënyrë që investimi të jetë i kapshëm për investuesin.

Ai ka pohuar se në rangun e tretë me radhë, dhe po aq të rëndësishme, hyjnë ekonomitë e mëdha, që ofrojnë mundësi punësimi për një numër të caktuar, ngrisin vlerën shtetërore dhe shfrytëzojnë resurset ekonomike, ngrisin ekonomi shërbyese.

Që të tria këto kategori të zhvillimit ekonomik, të kolektuara profesionalisht, sipas tij janë garant për një zhvillim ekonomik të kualitetit të mirë në vendin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)