17 Janar 2022

KEK-u lë në terr që dy javë banorët e Shtupelit

Klinë, 23 mars - Lagjja Kirellaj dhe Fejzullahu, të fshatit Shtupel të Klinës janë shkyçur nga rrjeti elektrik nga ekipet e KEK-ut që dy javë.


Zyrtarët e KEK-ut në Klinë kanë deklaruar për “ekonomia-ks.com” se deri te shkyçja nga rrjeti elektrik ka ardhur si pasojë e borxhit të banorëve.


Ndërkaq në anën tjetër, banorët e këtij fshati shqiptar dhe të komunitetit RAE, kanë thënë se KEK-u nuk duhet t’i shkyç konsumatorët e ndershëm.


“Do të protestojmë para zyrave të KEK-ut, nëse rryma nuk lëshohet. Ne jemi pagues të rregullt të rrymës, prandaj edhe nuk duam të rrimë në terr”, kanë thënë disa nga banorët e fshatit Shtupel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2022

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të shënojë Janarin e Përflakur më çrast do të mbahet tribunë e hapur në të cilën do të ketë dy ligjërata "Flakadanët e lirisë" dhe Jusuf Gërvalla - Atdhetari dhe krijuesi. (Amfiteatrin i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (Zyra e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, ora 13:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' mbahet akademie e Flakës 2022. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

- Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet ekspozita kolektive e artit pamor. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)