28 Mars 2024

KE përkrah koordinimin e fondeve të BE-së në Kosovë

Prishtinë, 11 tetor - Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian sot kanë lancuar Plaftormën për Menaxhimin e Ndihmës (PMN).

PMN-ja është një sistem online për informatat e ndihmës i cili siguron një vend ku donatorët, qeveria dhe opinioni i gjerë mund të gjejnë informata në lidhje me projektet e financuara nga donatorët që implementohen në Kosovë.

Vizioni i PMN-së është të shërbej si një “vendndalesë” për informatat në lidhje me aktivitetet e financuara nga donatorët, duke bërë më të lehtë identifikimin se “çfarë, si dhe ku bëhen gjërat” dhe duke ulur kostot e mbledhjes së informatave, raportimit dhe koordinimit. 

Kjo platformë do të rrit transparencën dhe do të ndihmoj Ministrinë e Integrimeve Evropiane në menaxhimin, gjurmimin dhe raportimin e rrjedhave të ndihmës, të analizojë trendet, dhe të përmirësoj koordinimin me donatorët dhe ndërmjet donatorëve përmes implementimit të një vegle të bazuar në ueb për menaxhimin e ndihmës.

PMN-ja është e hapur për publikun dhe mundëson shikimin e aktiviteteve të donatorëve, informata në lidhje me financimin, tabelat e të dhënave dhe hartat për vizualizim të lehtë të rrjedhës së ndihmës.

PMN-ja bën gjurmimin e zotimeve dhe disbursimeve në Kosovë, së bashku me detajet e projekteve duke filluar me aktivitetet e vitit 2009.  PMN-ja deri më sot përfshinë 937 milionë euro zotime nga 20 agjenci të donatorëve, duke lidhur aktivitetet me sektorët e OECDL/DAC, prioritetet e Shpenimeve Afatmesme dhe Plani i Veprimit për Partneritet Evropian.

Aplikacioni i PMN-së menaxhohet nga Ministria e Integrimeve Evropiane, ku të dhënat ofrohen çdo tre muaj nga donatorët.  Në dispozicion të donatorëve janë vënë raporte të kostumizuara dhe Ministria do të publikoj raporte tremujore dhe vjetore të ndihmës duke përdorë informatat që gjenden në platformë. 

Deri në fund të vitit 2010, të gjitha ministritë do të trajnohen për shfrytëzimin e PMN-së për t’i mundësuar të shikojnë dhe të menaxhojnë projektet dhe për të koordinuar më mirë me ministritë tjera dhe donatorët.

Implementimi dy vjeçar, futja në përdorim dhe përforcimi i PMN-së është përkrahur nga Komisioni Evropian dhe është implementuar nga “Development Gateway International”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)