29 Mars 2024

KE lancoi konsultimet publike për financimet e jashtëm të BE-së

Prishtinë, 30 nëntor - Komisioni Evropian sot lancoi konsultimet publike për të gjitha aspektet të financimit të jashtëm të BE-së. 

Synimi i kësaj është mbledhja e ideve dhe opinioneve për të ardhmen e instrumenteve që janë në dispozicion të Bashkimit Evropian për përmbushjen e përgjegjësive mbarë-botërore.

Komisioni Evropian është një aktor aktiv në botë, me interesa dhe vlera për të promovuar dhe me përgjegjësi për të shkuar drejt vendeve të treta.  Me krijimin e kornizës së re institucionale nga Traktati i Lisbonës, ekzistojnë pritje në rritje në lidhje me kapacitetet e BE-së për të reaguar ndaj sfidave në nivel mbarë-botëror.

Spektri i këtyre sfidave shtrihet nga fatkeqësitë humanitare e deri te çështjet globale siç janë: ndryshimi i klimës, siguria e energjisë, siguria e ushqimit dhe stabiliteti financiar.

BE-ja në këtë kontekst ka nevojë të jetë e pajisur për të adresuar situata të ndryshme të vendeve partnere për rreth botës, për të reaguar ndaj prioriteteve politike dhe krizave të reja, si dhe për të siguruar performencën dhe kualitetin e përkrahjes financiare për vendet e treta.

Konsultimi i sotëm ka të bëj me implementimin e politikave të jashtme përmes instrumenteve të ndryshme.  Nga qytetarët dhe hisedarët interesuar do të kërkohen reagime për një spektër të çështjeve siç janë vlera e shtuar e intervenimit financiar të BE-së në disa zona, opsionet për mekanizma të rinj të bashkëpunimit dhe ofrimit me vendet partnere ose efikasiteti, ndikimi dhe vizibiliteti i asistencës së jashtme të BE-së.

Konsultimet e sotme publike të drejtpërdrejta në internet, të hapura për të gjithë hisedarët e interesuar, përfaqësojnë përgatitjen e bazës për propozimet legjislative të Komisionit që do të parashtrohen në vitin 2011 për perspektivën financiare pas vitit 2013.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)