28 Mars 2024

KE-ja ndan 13 milionë për

Mitrovicë, 10 nëntor - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, Besime Kajtazi nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë dhe Faruk Hajrizi, drejtor i “Ujësjellësit rajonal”, kanë nënshkruar të mërkurën memorandumin e mirëkuptimit për projektin “Zgjerimi i fabrikës për trajtimin e ujit në Shipol të Mitrovicës”, që do të financohet nga KE-ja.

Palët janë dakorduar edhe për obligimet dhe përgjegjësitë e tyre që kanë për këtë projekt.

Besime Kajtazi nga KE-ja, sqaroi se vlera e investimit për këtë projekt do të jetë rreth 13 milionë euro. Ajo tha se punët do të nisin në pranverë dhe planifikohet të përfundojnë për dy vjet. “Me këtë investim do të zgjidhet problemi për ujë të pijes në këtë rajon, ku nuk është bërë asnjë investim serioz në 20 vitet e fundit”.

Kajtazi theksoi se kapacitet e reja planifikohet të prodhojnë 700 litra ujë në sekondë, që duke pasur parasysh edhe kapacitet ekzistuese në përgjithësi do të prodhohen rreth 1 mijë litra ujë në sekondë. “Ka dy vjet që KE-ja është duke punuar në këtë projekt mjaft serioz dhe tashmë pas nënshkrimit të këtij memorandumi janë duke u bërë edhe hapat e fundit për fillimin e realizimit të tij”.     

Poashtu ajo sqaroi edhe për rëndësinë e memorandumit të nënshkruar. Tha se qëllimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është që të krijohet një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe efikas në mes të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Komunës së Mitrovicës dhe Kompanisë së “Ujësjellësit rajonal” në  Mitrovicë lidhur me projektin “Zgjerimi i fabrikës për trajtimin e ujit në Shipol”.


Ndërsa kryetari Kastrati, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi për zgjerimin e kapaciteteve për prodhimin e ujit në ujësjellës është një lajm shumë i mirë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës. “Qytetarët e rajonit të Mitrovicës janë ballafaquar me probleme sa i përket furnizimit me ujë të pijes. Ky investim që po bëhet nga KE-ja do të zgjidh përfundimisht këtë problem”.

Ai falënderoi Komisionin Evropian për mbështetjen e këtij projekti dhe shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në tw ardhmen. Potencoi se komuna është e përkushtuar për këto projekte dhe është e bindur në suksesin e tyre, ashtu sikur ka ndodhur edhe me projektet tjera të financuara nga KE-ja.

Faruk Hajrizi, drejtor i kompanisë “Ujësjellësi rajonal”, tha se me këtë investim do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijes për 20 vitet e ardhshme. Ai tha se është duke u punuar edhe për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit që është problem shumë serioz. “Në pranverë do të filloj realizimi i projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Mitrovicë me ndihmën e Luksemburgut që ka premtuar 4.5 milionë euro”.

Drejtori Hajrizi, tha se për të pasur sukses sa i përket problemit të furnizimit me ujë të pijes do të punohet në të dy projektet, edhe në rritjen e kapaciteteve për prodhimin e ujit, por edhe në rregullimin e rrjetit. Tha se humbjet në rrjet tash për tash janë diku mbi 50 për qind. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)