19 Prill 2024

KE dhe Qeveria pajtohen për reformat në agjendën evropiane

Prishtinë, 6 korrik - Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës u pajtuan se prioritete në punën e mëtejme në Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asocimit në Kosovë (DPSA) janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, reforma e administratës publike dhe bashkëpunimin rajonal.

Në takimin e parë plenar të procesit të Stabilizim Asociimit  të cilin e bashkryesuan Hashim Thaçi, kryeministri i Republikës së Kosovës dhe dhe Pierre Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian u diskutuan dhe u prezantuan  progresi në implementimin e rekomandimeve të adresuara në Raportin e rregullt vjetor të Progresit 2009, të nxjerrë nga Komisioni Evropian.

Të dy palët shqyrtuan progresin e arritur që nga dhjetori në fushat kyçe të reformës dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës u pajtuan për një varg aktivitetesh që do të pasojnë. Theks i veçantë u përqendrua në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupcionit, reformën e administratës publike dhe bashkëpunimin rajonal.

Duke vlerësuar të arriturat në realizimin e rekomandimeve te KE , kryeministri Thaçi tha se janë bërë përparime konkrete në realizimin e sfidave të paraqitura në Raportin e Progresit të KE për vitin 2009. dhe theksoi se sundimi i ligjit, lufta kundër-korrupsioni dhe krimit të organizuar kanë qenë dhe mbesin prioriteti kryesor të tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Më lejoni të riafirmoj pozitën e Qeverisë duke theksuar që ne jemi tërësisht të përkushtuar për procesin e Integrimeve Euro-Atlantike të Kosovës, si qëllimi ynë kryesor strategjik. Jemi plotësisht të vetëdijshëm që procesi i integrimit në BE është proces shumë kompleks që kërkon angazhim maksimal nga të gjitha sferat dhe dimensionet e shoqërisë sonë. Ne jemi të përkushtuar që të përqafojmë vlerat evropiane dhe të garantojmë paqen dhe sigurinë në rajon, si dhe të thellojmë bashkëpunimin me fqinjët rajonalë”.

“Në qershor Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Planin e Veprimit për Partneritet Evropian 2010, dokument strategjik ky i cili bashkërendon politikat tona krahas përgjegjësive që dalin nga Partneriteti Evropian dhe Raporti i Progresit për Kosovën. Ne e kuptojmë që agjenda e BE-së është agjenda jonë kombëtare dhe ne kemi marr hapa konkrete për të integruar Planin Kosovar të Veprimit për Partneritet Evropian në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës  dhe Planin e Qeverisë.”

Z. Mirel vlerësoi përparimin në procesin e stabilizim asociimit dhe realizimin e rekomandimeve të KE dhe theksoi se është bërë shumë në miratimin e ligjeve por se kërkohet të behët shumë edhe në zbatimin e tyre.

" Neve përshëndesim progresin e bërë nga ana e Kosovës në miratimin e legjislacionit, por duhet bërë më shumë jo vetëm në bërjen e ligjeve por edhe në zbatimin e tyre. Kosova duhet të ofroj më shumë forma konkrete në procesin e reformave, duke adresuar çështje konkrete si për shembull reforma e gjyqësorit, forcimin e luftës kundër korrupsionit si dhe reformën e administratës publike. Unë shpresoj se Kosova do të përshpejtoi reformat,në mënyrë që ky progres të zë vend në Raportin e Progresin që do të publikohet në vjeshtë”
Ai gjithashtu theksoi se “ progresi i ndjeshëm I Kosovës në shumë fushat të cilat i diskutuam sot, Komisionin Evropian do të i mundësoj të shtyj përpara propozimet e bëra vitin e kaluar, për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave”

Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë zhvilluar aktivitet të ngjeshur dhe dinamik në realizimin e rekomandimeve në Raportin e Progresit për vitin 2009 me theks të veçantë në lëmin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe Eulex-in, bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“ Janë miratuar Ligji për Shërbimin Civil dhe pagat e shërbyesve civil. Me qëllim të kompletimit të kornizës ligjore pritet miratimi i ligjeve për Qeverinë dhe Ligji për administratën shtetërore. Sa i përket kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit janë miratuar Ligji për Agjencinë Anti Korrupsion, Ligji për deklarimin e prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë dhe zyrtarëve të lartë publik si dhe Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave ne ushtrimin funksionin publik, ndërsa në procedurën parlamentare është ligji mbi financimin e partive politike. Gjithashtu është miratuar Strategjia dhe Plani i Veprimit për Luftim të Korrupsionit dhe janë ndërmarr hapa konkret në realizimin e rekomandimeve nga Raporti i Progresit i vitit të kaluar”.

Ministri Beqaj theksoi se Qeveria angazhohet për komunikim të vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe faktorët tjerë në procesin e integrimeve evropiane.
Dialogu i Procesit të Stabilizim Asociimit është korniza brenda së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës rregullisht diskutojnë çështje teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)