25 Prill 2024

KDI shfaq shqetësimin për korrupsionin në nivel tejet të lartë

Prishtinë, 26 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shfaq shqetësimin për  rezultatet e indeksit të perceptimit të korrupsionit  për vitin 2010 nga Transparency International.

Kosova bënë pjesë në grupin e shteteve që kanë nivel të lartë të korrupsionit, ku përfshihen: Zambia, Algjeria, Argjentina, Kazakistani Moldavia, Senegali, Benini, Bolivia, Gaboni, Indonezia, Ishujt Solomon, Etiopia, Mali, Mongolia, Mozambiku, Tanzania, Vietnami, Armenia, Rusia, Irani etj, dhe radhitet e 110-ta, duke lënë për t’u kuptuar se posedon nivel shumë të lartë të korrupsionit.

"Ky  indeks i Transparency International konfirmon shqetësimin tonë për nivelin e korrupsionit i cili është në rritje e sipër dhe që është një lajm mjaftë i keq për Republikën e Kosovës, e sidomos për faktin se të gjitha shtetet e rajonit e kanë përmirësuar pozitën e tyre në këtë indeks", thuhet në reagimin e KDI-së.

KDI  vlerëson se këtë raport institucionet shtetërore duhet ta trajtojnë  si një tregues, i cili  mund te shërbej si pikënisje për të ndërmarr hapa konkret drejtë  luftimit të korrupsionit.

Me këtë rast KDI i bene  thirrje  institucioneve të shtetit  që t’i japin prioritet luftës kundër korrupsionit duke i bërë këto reforma:

·    Të garantohet pavarësia e mediave
·    Të rritet transparenca e institucioneve publike duke e bërë  zbatimin e ligjit për qasje në dokumente zyrtare
·    Të reformohet administrata publike, me theks te veçantë sektori i prokurimi publik
·    Të forcohet  gjyqësori dhe institucionet tjera te sundimit te ligjit
·    Të depolitizohet administrata  
·    Të kompletohet dhe zbatohet legjislacioni i nevojshëm kundër korrupsionit (ligji anti-mafia, ligji për konfiskimin e pasurisë, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve)

Në qoftë se krahasohet me shtetet fqinje, Kosova përsëri gjendet në një pozite jo të mirë pasi që qëndron mbrapa të gjitha shteteve te rajonit të cilat kanë këto rezultatet: Kroacia 4.1, Maqedonia 4.1 , Mali i Zi 3.7, Serbia 3.5, Shqipëria 3.3, Bosnja dhe Hercegovina 3.2 dhe Kosova 2.8.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)