25 Prill 2024

KDI lanson projekt për ndriçimin e financave të partive politike

Prishtinë, 5 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) lanson projektin më të ri  “indeksi CRINIS”, qëllimi kryesor i të cilit është të ndriçoj financat e partive politike.

Ky projekt ka për baze dy komponenta, të cilat bëjnë: 1. Vlerësimin e bazës ligjore dhe praktikave që kanë të bëjnë me transparencën në financimin e subjekteve politike, dhe 2. Në bazë të rezultateve që dalin, ndërmerren aktivitete avokimi për të bërë reforma për të përmirësuar bazën ligjore dhe praktikat në financimin e subjekteve politike.

“CRINIS” fokusohet në dy lloje të financimit politik: 1. financimin e rregullt ose vjetor të subjekteve politike (fond jo elektoral), dhe 2.  Financimin e fushatave zgjedhore.

KDI këtë projekt e realizon në bashkëpunim me disa organizata të nivelit botëror dhe rajonal, ku partner kryesor ka organizatën“Transparency International” (TI) me seli në Berlin, ndërsa partner të tjerë nga rajoni janë degët e  kësaj organizate siç është: T-Shqipëri,  T-Maqedoni,  T-Kroaci dhe T-Serbi.

Merita Mustafa, menaxhere e këtij projekti ka thënë se edhe pse deri më tani në Kosovë ka ekzistuar një legjislacion solid për t’i obliguar partitë politike që t’i raportojnë financat e tyre dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale, megjithatë kjo çështje vazhdon të jetë pjesa me shumë të pa njohura për burimin e financave të partive politike në vend , e me theks të veçantë për partitë e mëdha.

“Dëshmitë për këtë  janë se partitë politike gjithmonë kanë qenë subjekt i shqiptimit të gjobave nga ana e organeve kompetente, gjoba të cilat i kanë paguar vetëm në momentet e fundit”, ka thënë Mustafa.

Sipas saj, partitë politike në Raportin e organizatës Transparency International “Global Barometer Report”,  janë identifikuar si një ndër institucionet më të korruptuara në vend. Në vitin 2007 ato zënë vendin e parë si një nder institucionet më të korruptuara, ndërsa në vitin 2009 zënë vendin e dytë me notën 3.8 (shkalla 5 nënkupton korrupsionin ekstrem).

“KDI i bënë thirrje të gjitha subjekteve politike që të jenë transparente në financimin e tyre, dhe t’i përmbahen ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili që nga dita e sotme do hynë në fuqi. Tani e tutje  partitë politike do të jenë nën vëzhgimin e KDI-së për sa i përket transparencës së financimit të tyre”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, ajo që duhet të theksohet Mustafa ka thënë se është dhe mungesa e gatishmërisë së KQZ-së  për të dhënë  informacion në çështjen e financimit të partive politike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)