19 Prill 2024

KDI: Korrupsion po bëhet gjithnjë e më shqetësues

Prishtinë, 10 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, ka vënë në pah edhe një herë të metat sistematike të institucioneve kosovare në raport me korrupsionin.

Përfaqësues të KDI-së vlerësojnë se e tërë puna e OJQ-ve dhe mediave në lidhje me avokimin mbi korrupsionin në Kosovë, duket të jetë vënë në pikëpyetje nga mungesa e vullnetit politik që përsëritet vazhdimisht përgjatë gjithë raportit.

Në një konferencë për media, Esat Mazreku, nga KDI ka thënë se ky fenomen po bëhet gjithnjë e më shqetësues, dhe për këtë janë fajtorë politikanët.

“Kjo pasi ata janë të përfshirë në të gjitha proceset institucionale në vend. Është për keqardhje fakti se një institucion kaq me ndikim si Komisioni Evropian beson dhe vlerëson se politikanët tanë janë pengesa kryesore e përparimit të vendit tonë”, ka thënë Mazreku.

Sipas tij, Raporti vëren se shqetësimet kryesore sillen rreth sektorit publik, prokurimit, gjyqësorit, dhe zbatimit të ligjit, me raste të rralla të akuzave për korrupsion, pasi që mbi të gjitha, nuk ka mekanizma hetimi, paditjes, ndjekjes dhe dënimit të të korruptuarve.

Të meta sipas Mazrekut janë vërejtur edhe në punën e AKK-së dhe të gjykatave në ndjekjen e këtyre rasteve. Sipas raportit, ajo ka thënë se AKK nuk është  e përkushtuar dhe aftë në implementimin e planti të sajë të veprimit, përderisa gjykatat janë të tej mbushura me rastet e pazgjidhura, dhe ato të korrupsionit kanë mbetur të fundit në radhë për tu shqyrtuar. 

Sa i përket Prokurorisë, ai ka shtuar se raporti është ndalur vetëm në deklaratat e dhëna më parë mbi çështjen e luftimit të korrupsionit.

Nga ana tjetër, prokurimi publik vazhdon të mbetet thembra e Akilit për sa i përket respektimit të ligjit nga zyrtarët e lartë. Në mënyrë të qëllimshme, KDI potencon se ligji është hartuar me mangësi dhe zbrazëtira me qëllim të përdorimit të tyre në mënyrë të papenguar.

Kapacitetet e institucioneve mbikëqyrëse të zbatimit të legjislacionit të prokurimit kanë mbetur dëshpërimisht të mangëta.

Sa i përket legjislacionit, Merita Mustafa ka thënë se Raporti i progresit ka nxjerrë të meta në shumicën e fushave, edhe pse vlerëson përparim në bazën ligjore kundër korrupsionit.

“Ndërkohë, deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë ka qenë i parregullt, dhe kjo përbën shqetësim serioz sipas raportit pasi që nënkupton nivele të larta të korrupsionit tek politikanët e profilit të lartë. KDI pa pushim ka deklaruar se ligjet janë bërë sa për të qenë, dhe nuk janë bazë e mjaftueshme për transparencën e pasurisë së zyrtarëve.  Janë pikërisht këta zyrtar që e kanë hartuar këtë ligj, duke bërë çdo gjë të paqartë në lidhje me deklarimin kontrollin dhe verifikimin e pasurisë”, ka thënë më tej ajo.

Një çështje tjetër që KDI e ka ngritur vazhdimisht, është edhe financimi i partive politike. Përfaqësues të KDI-sa kanë thënë se komisioni vlerëson që Ligji për financimin e partive politike ka pasur të njëjtin fat, duke rënë pre e kalkulimeve të subjekteve të mëdha politike për ta fshehur prejardhjen e parave të dyshimta.

Ligji po ashtu thuhet se nuk e rregullon as nuk e ndalon çështjen e donacioneve nga kompani që marrin pjesë në prokurim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)