29 Mars 2024

Kapitali i Bankës Botërore rritet për 5,1 miliardë dollarë shtesë

Washington 27 prill - Vendet anëtare të Bankës Botërore (BB) mbrëmë në Uashington u morën vesh që kapitali i Bankës të rritet për 5,1 miliardë dollarë shtesë.

Njëherit është vendosur që vendebe me ekonomi me rritje më të shpejtë t'u jepet e drejtë më e madhe votuese në BB, e cila numëron 186 vende anëtare.

Është paraparë që kapitali i bankës të rritet në dy pjesë, përmes rritjes së përgjithshme të kapitalit prej 3,5 miliardë dollarë, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha anëtaret, përderisa në rritjen e dytë prej 1,6 miliardë dollarëve do të marrin pjesë shtetet me të drejtë më të madhe të votës.

Ministri amerikan i Financave, Timoti Gajtner lajmëroi se BB ka parashtruar argumente bindëse në favor të asaj se i nevojitet injeksion financiar.

Njëherit SHBA-të, të cilat janë aksionerë më të mëdhenj në BB, dhanë pajtueshmëri për shpërndarje të ndryshme të të drejtës së votës, me të cilën Kina ka rritjen më të madhe të së drejtës së votës prej 2,77 në 4,42 për qind, pas çka vijojnë Brazili (prej 2,06 në 2,24) dhe India (prej 2,77 në 2,91).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)