28 Mars 2024

Kabineti gjerman konfirmon pensionin në moshën 67 vjeç

Berlin, 18 nëntor - Qeveria gjermane i përmbahet edhe më tej pensionit në moshën 67 vjeç. Qeveria konservatoro-liberale miratoi një raport të ministres së Punës, Ursula von der Leyen, për punësimin e punëmarrësve më të moshuar.

Raporti e sheh pozitive situatën në tregun e punës. Kështu kuota e punësimit e 60 deri 65-vjeçarëve është rritur kohët e fundit në 38% dhe ka shënuar kështu një dyfishim gjatë dhjetë viteve të fundit.

Për këtë arsye është e arsyeshme rritja e moshës së pensionit, hap pas hapi duke filluar nga viti 2012 duke qenë e domosdoshme nga pikëpamja edhe e drejtësisë mes brezave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)