24 Prill 2024

Junker: Nuk shikoj paralele midis Portugalisë dhe Irlandës

Bruksel, 30 nëntor - Kryeministri i Luksemburgut dhe ministër i cili kryeson Komisionin për financa të Eurozonës, Zhan Klod Junker deklaroi se gjendja në Portugali është më ndryshe sesa në Irlandë, vend i cili javën e kaluar kërkoi ndihmë financiare për dalje nga kriza.

“Assesi nuk mund të tërhiqen paralele midis Irlandës dhe Portugalisë. Plani për reformë buxhetore që e propozoi Portugalia është dukshëm konzistent, ndërsa sektori bankar i këtij vendi tregon se është i fortë”, vlerësoi Junker për gazetën belge “Eko”.

Letrat portugeze me vlerë janë dobësuar, derisa Qeveria e këtij vendi dëshiron t’i bindë investitorët se mund ta evitojë fatin e Irlandës dhe Greqisë të cilat kërkuan ndihmë financiare, transmetoi agjencia Blumberg.

Në pyetjen deri kur do të ekzistojë Fondi evropian për stabilitet financiar, Junker shprehet se disa vende konsiderojnë se do të ishte gjë e men[ur të ekzistojë një mekanizëm i tillë, derisa të tjerët nuk pajtohen me këtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)