29 Janar 2022

Japonia e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në zhvillimin ekonomik

Mitrovicë, 3 dhjetor - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka biseduar për projektet e realizuara dhe projektet të cilat pritet të realizohen nga bashkëpunimi i komunës me  Ambasadën e Japonisë.

Kryetari Hamza pasi i ka uruar mirëseardhje z. Ogasawara, e falënderoj për ndihmën e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për shtetin e Kosovës, në sektorin e shëndetësisë dhe të zhvillimit ekonomik duke ofruar bashkëpunimin e tij të plotë që Mitrovica të jetë përfituese e grandeve dhe subvencioneve që ofrohen nga Qeveria Japoneze.

Ndërkaq i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, z. Ogosawara  e ka uruar kryetarin Hamza për marrjen e detyrës për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se është i lumtur që po e realizon këtë vizitë në Mitrovicë, ku nga serioziteti dhe bashkëpunimit profesional pret që të realizohen  projekte konkrete në Mitrovicë.

Gjithashtu ai i tha kryetarit Hamza se Japonia mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në zhvillimin ekonomik, si dhe do të angazhohet në të ardhmen që të forcojnë bashkëpunimin  për realizimin e projekteve të ndryshme për qytetin e Mitrovicës.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)